Presidenti Nishani: Nuk do ta dekretoj Nenin 449, duhet luftuar krimi – Pikat kryesore të intervistës

Presidenti Nishani: Nuk do ta dekretoj Nenin 449, duhet luftuar krimi – Pikat kryesore të intervistës Presidenti Nishani gjatë intervistës me Zotin Dritan Hila

Presidenti Bujar Nishani bisedoi dje në mbrëmje me Zotin Dritan Hila në televizionin OraNews. Biseda u fokusua tek kriza aktuale politike, zgjedhjet e qershorit dhe zgjedhja e presidentit të ri.

Gjatë intervistës, Zoti Nishani shprehu gatishmërinë e tij për të rikandiduar për postin e presidentit, nëse do të ketë mbështetjen e nevojshme.

Zoti Nishani i kërkoi maxhorancën dhe opozitës uljen në bisedime për zgjedhjet e qershorit 2017.

Ndër të tjera, Zoti Nishani deklaroi se nuk do ta dekretojë Nenin 449 të Kodit të Procedurës Penale, nen i ndryshuar së fundmi nga kuvendi e që ka hasur në kundërshtim të qytetarëve.

Disa nga deklaratat kryesore të Presidentit Nishani janë:

Kriza politike

  • Mund të them se është një situatë shumë shqetësuese, e cila nëse nuk adresohet do të shkojë drejt acarimit dhe degradimit të mëtejshëm për një sërë arsyesh.
  • Kjo nuk është një kërkesë e imja, por pikëpamja: palët duhet të nisin diskutimit nëse do të diskutojnë për shtyrjen e zgjedhjeve apo jo.
  • Nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, teknikisht do të kemi zgjedhje, por nuk do të kemi institucione me legjitimet pas zgjedhjeve.
  • [Qeveria dhe institucionet] kanë përgjegjësinë e madhe t’i japin të gjitha garancitë opozitës që fushata elektorale dhe procesi zgjedhor duhet të jetë një proces që duhet të ketë garancitë e lirisë dhe të sigurisë nga bota e krimit.
  • Faktet e agresivitetit të krimit të organizuar në Shqipëri janë evidente. Nuk marr përsipër që t’ia atashoj krimin e organizuar si një aktivitet njërës parti politike apo tjetrën.
  • Situata e nisur që në vitin 2013 kur në Parlament mbërritën njerëz me rekorde kriminale është evidente.  Këta njerëz mbërritën jo vetëm në Parlament, por edhe në hierarkinë e administratës publike.
  • Kam qenë në dy palë zgjedhje ministër i Brendshëm dhe mund të them që sot Policia e Shtetit për fat të keq ka marrë ngjyra të forta politizimi.
  • Ka një shqetësim të OSBE/ODIHR-t që paratë e pista nga kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, mund tç përdoren në interes të fushatës elektorale dhe procesit elektoral. Të gjitha këto elementë janë fakte dhe evidenca, të cilat ngarkojnë me përgjegjësi për ta trajtuar çështjen.

Zgjedhja e Presidentit të ri

  • Presidenti i Republikës e mbaron mandatin më 24 korrik të këtij viti dhe Presidenti i ri i duhet të hyjë në zyrë më 25 korrik.
  • Unë uroj që të zgjidhet Presidenti i ri nga ky Parlament.
  • Mos zgjidhja e Presidentit të Republikës nuk prodhon një krizë institucionale. Çështja e kompetencave është e zgjidhur në Kushtetutë. Ato i kalojnë automatikisht kryetarit të Kuvendit.
  • Nëse do të ketë gatishmëri nga Parlamenti që kërkon doemos konsensusin e të gjitha forcave politike përfshirë edhe PD-në nëse do të ketë një vendim politik të tyre për të rinovuar kandidaturën e Presidentit, patjetër që unë do ta marrë përsipër.

Neni 449

  • Kemi nevojë ta hetojmë shumë thellë veprimtarinë e krimit të organizuar, posaçërisht të ngjarjeve të rënda kriminale. Për mua [Neni 449] është krejt  i padrejtë, i paarsyetuar, i paargumentuar.
  • Presidenti nuk ka fuqi ta ndryshojë ligjin, por nuk do ta dekretojë atë.

Lajme te ngjashme