Protesta, policia padit Bashën dhe 12 deputetë demokratë

Protesta, policia padit Bashën dhe 12 deputetë demokratë Momente gjatë protestës së opozitës tek Sheshi Shqiponja

Policia e Tiranës ka paditur sot Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe 12 deputetë demokratë për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit rrugor në pesë akse të vendit.

Deputetët e akuzuar janë Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gert Bodgani, Flamur Noka, Eduard Halimi, Genc Stazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Keltis Kruja, Edi Paloka e Genc Pollo.

Protesta e djeshme e opozitës zgjati nga ora 11:00 deri në orën 12:00 dhe bllokoi qarkullimin tek zonae Pallatit me shigjeta dhe tek Sheshi Shqiponja në Tiranë, tek rrethrrotullimi i Milotit, tek rrethrrotullimi i Bradasheshit që bllokon autostradën Tiranë-Elbasan dhe tek rrethrrotullimi i Plugut që bllokon kalimin për në jug të vendit.

Policia nuk kishte miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për të realizuar protestën. Mëngjesin e djeshëm policia paralajmëroi qytetarët se do të merrte masa ndaj atyre që i bashkoheshin thirrjes së PD-së për protesta në rrugë.

Protesta ishte paqësore dhe nuk pati incidente.

Lajme te ngjashme