Vendimi PS-LSI: Partitë Evropiane Popullore të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës

Vendimi PS-LSI: Partitë Evropiane Popullore të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Koalicioni PS-LSI vendosi sot të kërkojë ndihmën e Partive Popullore Evropiane për zgjidhjen e krizës në vend. Kështu deklaroi Kryetari i LSI-së Meta pas takimit me Kryeminsitrin Rama.

Zoti Meta tha se koalicioni qeverisës nuk do të paraqes kandidaturë për President pa konsensusin e opozitës. Megjithëse shumica ka gati 90 vota në Kuvend, ato nuk do ta zgjedhin Presidentin pa opozitën, u shpreh kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Vendimit të koalicionit qeveritar për rolin ndërmjetësues te PPE-së, Zoti Basha i përsëriti kërkesën për qeveri teknike dhe tha se:

Me PPE ka kush flet, ju zgjidhi punët tuaja. Lërini demagogjitë dhe zgjidhni punët me socialistët. Ne jemi të hapur për dialog. Dialogu ka një objektiv: Qeveri teknike dhe mandati i saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha nuk është në situatë mosbesimi, Basha është në një situatë besimi. Në një situatë mosbesimi jeni ju, që jeni në një qeveri të inkriminuar, që nga kryeministrit e deri tek ministrat.Ne kemi vetëm një rrugë: Të ulemi e të diskutojmë për qeveri teknike dhe asnjë rrugë tjetër nuk ka.

Lajme te ngjashme