Vila e Vlahutin, BE refuzon të bëjë publike ofertat

Nga Vincent Van Gerven Oei
Vila e Vlahutin, BE refuzon të bëjë publike ofertat Një nga vilat në kompleksin rezidencial Rolling Hills

Exit.al i kërkoi, pak kohë më parë, Zyrës Rajonale të Sigurisë EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) të BE-së, të bëjë publike ofertat e marra nga Delegacioni i BE-së në Tiranë për blerjen e vilës së Ambasadores.

Sikurse Exit.al ka raportuar edhe më parë, procedurat e paraprake të blerjes së vilës, me vlerë rreth 2 milionë euro, përfshinë pesë prona të tjera, dy prej të cilave nuk ishin për shitje, njëra e papërfunduar, ndërsa e katërta ishte në mënyrë të pashpjegueshme shumë më e shtrenjtë.

Edhe pse pa vlerësimin e një eksperti, duket se e preferuara e Delegacionit, një vilë në rezidencën luksoze Rolling Hills u zgjodh në fund si varianti më i mirë.

Me fjalë të tjera, procedurat paraprake nuk krijuan terrenin e favorshëm ku BE-ja të kishte mundësinë të zgjidhte ofertën më të mirë.

Kjo situatë i ngjan procedurave fasadë të prokurimit publik shpesh të dëshmuara në Shqipëri, në të cilat fituesi parapërcaktohet dhe konkurentët e tjerë sigurohen se nuk i përmbushin kriteret e tenderit.

EEAS refuzoi të bëjë publike dokumentat sepse kjo gjë do të “minonte mbrojtjen e interesave të tregut”.

Unë konfirmoj se bërja publike e listës me ofertat e pronave (pjesë e studimit të tregut) do të minonte me të vërtetë mbrojtjen e inetresit tregtar të një personai ligjor ose të thjeshtë, sikurse parashikohet në Nenit 4 (2)1 i Paragrafit të Rregullores së lartpërmendur [(EC) Nr. 1049/2001]. Si pasojë, unë nuk mund të garantoj ju akses në këtë listë.

Por, ndërsa në Shqipëri të gjitha ofertat duhet të bëhen publike në bazë të ligjit të prokurimeve, BE-ja mund t’i mbajë të fshehta duke cituar “ruajtje e interest të tregtarë”.

Drejtuesja e Zyrës së Kontrollit të Buxhetiti në Parlamentin Evropian Ingeborg Grable më përpara ka deklaruar se çështja “dëmton rëndë imazhin e BE-së”. Dhe sigurisht fshehtësia e treguar nga ana e EEAS në lidhje me procedurat e tenderimit vetëm e përkeqëson këtë imazh.

Lajme te ngjashme