Avokati i Popullit publikon kandidaturat e reja për KLP-në

Avokati i Popullit publikon kandidaturat e reja për KLP-në

Avokati i Popuulit njoftoi sot se tre kandidatë të tjerë nga radhët e avokatëve shqiptarë kanë paraqitur kërkesa të vlefshme për dy nga vendet e rezervuara për ta në Këshillin e Lartë të  Prokurorisë (KLP).

Një muaj më parë, vetëm pesë avokatë përmbushën kërkesat, ndaj Avokati i Popullit kërkoi ripahje të aplikimeve. Në total, këta janë tetë kandidatët avokatë për dy poste në KLP:

Floreta Gjini

Gëzim Allaraj

Kozma Jano

Nurihan Seiti

Veronika Vangjeli

Tartar Bazaj

Petrit Gaçi

Ilir Nikolla

Më parë, u përzgjodhën dhe tetë kandidatët avoaktë për dy poste në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ):

Alban Toro

Arben Prifti

Arben Vani

Fatos Lazimi

Genti Sinani

Gëzim Allaraj

Saimir Vishaj

Sinan Tafaj

Sokol Lamaj

Fatmira Luli

Siç mund të jetë e qartë, avokati Gëzim Allaraj ka aplikuar në të dy institucionet.

Si KLP dhe KLGJ përbëhen nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 nga radhët e gjyqtarëve, 2 nga radhët e juristëve, 2 profesorë të drejtësisë dhe 1 anëtar i shoqërisë civile.

Përbërja e dy institucioneve do të votohet në parlamentin e ardhshëm.

Lajme te ngjashme