Eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein mbështesin qëndrimin e Johannes Hahn

Eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein mbështesin qëndrimin e Johannes Hahn

Eurodeputetët për Zgjerimin e BE-së Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein mbështetën qëndrimin e komisionarit Johannes Hahn për moszgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht dhe një prej dy negociatorëve të BE për të arritur dakordësi mes palëve, me anë të një statusi në Tëitter, deklaroi:

Pas bisedimeve në SHBA, të gjithë janë të trishtuar për situatën në Shqipëri. Përgjegjësia është e qartë.

Eurodeputeti Eduard Kukan, po ashtu, shprehu mbështetjen për letrën që Komisioneri Hahn i drejtoi qytetarëve shqiptarë dje në mbrëmje.

Johannes Hahn deklaroi se tentativat e vazhdueshme për dialog mes partive, pavarësisht këmbënguljes së ndërkombëtarë, dështuan.

Një sërë mundësish u ofruan por kryetarët e partive nuk morën përgjegjësitë e tyre për të gjetur një zgjidhje të përbashkët –u shpreh Hahn.

Sipas tij,  zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e partivë të opozitës, pasi sipas tij “ishte zgjedhja e qëllimtë e kësaj të fundit për të mos u bërë pjesë e garës”.

Në fund, komisionari HAhn tha se udhëheqësit politikë do të mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar, pa lënë të kuptohet se përpara kujt do të mbajnë përgjegjësi.

Lajme te ngjashme