Gjykata ndalon ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit

Gjykata ndalon ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit Vjosa duhet të rrjedhë e lirë. Sot u hap procesi gjyqësor kundër hidrocentralit të Poçemit. © Oblak Aljaz. Burimi: ecoalbania.org

Gjykata Administrative vendosi sot ndalimin e punimeve për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë duke pranur kështu padinë e tre organizata mjedisore.

Tre organizatat mjedisore EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur dhe 38 qytetarë aktivistë paditën qeverinë për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë, në dhjetor të 2016 në Gjykatën Administrative.

Paditësit kërkonin pezullimin e çdo vendimi apo premtimi për ndërtimin e hidrocentralit nga dy kompanitë turke.

Kundra ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës kanë qënë jo vetëm qytetarët e thjeshtë por edhe institucionet ndërkombëtare, të tilla si:

Komisioni Europian ka shprehur kundërshtinë e tij për ndërtimin e hidrocentraleve. Në Raportin e Progresit 2014, Komisioni i kërkoi qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë, pasi ato do të dëmtonin një prej ekosistemeve të fundit të paprekur dhe natyrorë të mbetur në Evropë.

Parlamenti Europian (PE) i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimet e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, veçanërisht në parqet kombëtare.

PE-ja miratoi në prill të 2016, një rezolutë për Shqipërinë, në të cilën flitet, ndër të tjera dhe për shkatërrimin e parqeve kombëtare nga hidrocentralet.

Por, pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve dhe Këshillit të Europës për të mos ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, Kryeministri Rama nuk u tërhoq nga ndërtimi i tyre. Në prill u shpall fituesi i tenderit për hidrocentralin e Poçemit.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë në maj të viti 2016 lajmëroi dhënien me koncesion 35 vjeçar të ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në Luginën e Vjosës.

Koncesionari ishte një bashkim i dy kompanive turke pa përvojë në fushën e energjisë dhe me kapacitete modeste.

Lajme te ngjashme