OSBE: Do monitorojmë zgjedhjet, nuk komentojmë situatën politike

OSBE: Do monitorojmë zgjedhjet, nuk komentojmë situatën politike Kreu i Misionit të OSBE Peter Taylor

Peter Taylor, shefi i Misionit të OSBE/ODHIR që do të monitorojë dhe vëshgojë zgjedhjet e 18 qershorit prezantoi sot rolin që ky mision do të luajë.

Ambasadori Taylor, në një konferencë për shtyp, sqaroi se OSBE do të monitorojë vetëm procesin zgjedhor dhe jo garën apo pretendimet e partive polike.

Ai deklaroi se “Misioni do të monitorojë gjithë procesin elektoral, e do të raportojë para dhe pas zgjedhjeve.”

“E dimë që ky proces po kontestohet nga disa parti parlamentare, por detyra jonë është transparenca. Synojmë të jemi të hapur me median por asnjë media të mos synojë të na marrë komente në lidhje me atë cfarë është deklaruar nga këto parti dhe sic e thashë ne do i referohemi procesit, tërësisht atij dhe jo garës mes partive të ndryshme politike.”

Ndër të tjera Ambasadori i OSBE theksoi se asnjë prej përfaqësuesve të Misionit nuk do të komentojë zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri:

“Vendimi për të marrë pjesë ose për të mos marrë pjesë në zgjedhje është vendim politik. Nuk komentojmë zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Ne nuk mund të flasim nëse qëndrimi i opozitës është i drejtë ose jo. Misioni ynë është për të vëzhguar, dhe jo për të bërë vlerësime””, mbylli deklaratën Kreu i Misionit të OSBE.

Lajme te ngjashme