PS nis zyrtarisht fushatën, premton vende të reja pune e rritje ekonomike

PS nis zyrtarisht fushatën, premton vende të reja pune e rritje ekonomike

Partia Socialiste nisi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore me mbajtjen e Kongresit Elektoral në Durrës. Ministri i Financave Ahmetaj dhe deputeti Erjon Braçe gjatë fjalimit të tyre, prezantuan dhe disa nga pikat kryesore të programit elektoral.

“Në këtë mandat u krijuan 183 mijë vende të reja pune. Do bëjmë të njëjtën betejë që bëmë me drejtësinë dhe për punësimin. Deri në fund të mandatit tjetër garantojmë 220 mijë vende të reja pune”, deklaroi deputeti Braçe.

Ndërsa ministri Ahmetaj premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm, Qeveria Rama do të rrisë pagën minimale nga 24 mijë në 30 mijë lekë.

“Rritja e të ardhurave për çdo qytetar shqiptar do të bëhet me 25 për qind. Garantojmë uljen e borxhit publik nën 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Ndërsa ky i fundit do të rritet me 5,5 për qind,” theksoi Zoti Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj foli dhe për nismat që qeveria do të marrë për biznesin:

“Tatimi për biznesin e vogël do të jetë zero. Do të mbështesim bujqësinë, do të përjashtojmë nga TVSH-ja ato inpute që kanë kërkuar fermerët.”

Lajme te ngjashme