Vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut rrezikon vetingun

Nga Vincent Van Gerven Oei
Vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut rrezikon vetingun

Tani që institucionet e Vettingut janë formuar, procesi i vlerësimit të figurës së gjyqtarëve e prokurorëve mund të fillojë. Por për cilindo – kryeministër, ambasador, apo qytetar të thjeshtë – i cili mendon se ky do të jetë një udhëtim i qetë, gabohet rëndë.

Kjo për shkak se çështja kryesore, e cila qendron pezull mbi gjithë procedurat e procesit të rivlerësimit është kjo: A është e mundur që gjyqtarët, prokurorët që do të shqyrtohen–e ndoshta dhe dënohen apo shkarkohen – do të kenë të drejtën e një gjykimi të drejtë e të paanshëm?

Sipas, nenit 6, pika 1 e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut parashikohet se:

“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij qytetare apo në rast të ndonjë akuze penale kundër tij, çdo njeri ka të drejtë për një seancë të drejtë dhe publike brenda një kohe të arsyeshme nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e themeluar me ligj.”

Në rastin e gjykimit nga institucionet e vetingut, interpretimi i togfjalëshit “gjykim i drejtë e i paanshëm” varet nga fakti nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK) dhe Kolegji i Apelimit (KA) do të jenë apo jo pjesë e sistemit të rregullt gjyqësor shqiptar.

Sipas Aneksit të Kushtetutës, në nenin C pika 3, anëtarët e KPK-së konsiderohen si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, ndërsa anëtarët e KA-së si gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kriteret e përzgjedhjes për anëtarët e të dyja institucioneve, KPK dhe KA, janë të ngjashme me ato të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Megjithatë, Kolegji i Apelimit, institucioni më i lartë i verifikimit, nuk është i njëjtë me Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë në Shqipëri.

Në nenin 179, pika b (4 dhe 5) të Kushtetutës, Kolegji i Apelimit përcaktohet si “në” apo “pranë” Gjykatës Kushtetuese, pra jo e njejtë me të. Ky është edhe dallimi thelbësor: KPK dhe KA nuk janë gjykata. Anëtarët e tyre trajtohen si gjyqtarë por ato janë të emëruar nga parlamenti, e jo nga sistemi gjyqësor.

Sipas Nenit 131, pika f e Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese vendos për:

“gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, përveçse kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë.”

Kjo do të thotë se në parim çdokush që gjykohet nga KPK dhe KA mund ta apelojnë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Në draftin fillestar të ndryshimeve kushtetuese për reformën gjyqësore të rishikuar nga Komisioni i Venecias, neni Ç (2) i Aneksit Kushtetues përjashton specifikisht mundësinë e ankimit në Gjykatën Kushtetuese.

Por sipas vlerësimit të Komisionit të Venecias në vitin 2016 thuhet se:

“Ky është një kufizim serioz që pengon gjyqtarët dhe prokurorët të paraqesin ankesa kushtetuese kundër një vendimi që mund të ndërpresë punësimin e tyre. Ata janë të zhveshur nga një mjet që në kushte të tjera është i lejueshëm për gjithë të tjerët”.

Ndaj në variantin përfundimtar dhe të miratuar të amendamenteve kushtetuese kjo pjesë u hoq duke bërë të mundur që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë të drejtën për të ankimuar vendimet e KPK-së dhe KA-së në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë aneksi kushtetuese, neni F pika 8 i cili i referohet funksionimi të Kolegjit të Apelimit thekson se:

“Subjektet që rivlerësohen mund të ankohen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

Vendosja e kësaj pike në këtë nen do të thotë se vendimet e KA-së mund të ankimohen në Gjykatën Europiane dhe jo në Gjykatën Kushtetuese.

Por, çfarë ndodh kur një subjekt i rivlerësuar nga institucionet e vetingut vendos të ankinojë vendimin e dhënë kundrejt tij në Gjykatën kushtetuese. Në këtë rast kemi dy skenarë të mundshëm, të cilët zhvillohen si më poshtë:

1.Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese (ose në ndonjë gjykatë tjetër shqiptare) refuzohet.

2.Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese (osë në ndonjë gjykatë tjetër shqiptare) pranohet.

Skenari i parë

Në rastin kur subjektet e rivlerësuar nuk do të lejohen të bëjnë rekursë në sistemin gjyqësor shqiptarë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, për të zgjidhur çdo ankesë ndaj procedurës së rivlerësimit, ato mund t’i drejtohen Gjykatës së të Drejtave të Njeritu, njohur si Gjykata e Strasburgut.

Në këtë rast, ECtHR me shumë mundësi do t’i referohej vendimit të dhënë së fundmi ndaj çështjes Paluda kundër Sllovakisë dhënë në 23 maj 2017. Në këtë çështje shqyrtohej rasti i një gjyqtari, i cili ishte pushuar nga Këshilli i Gjyqësorit dhe i ishte ndaluar e drejta për të apeluar vendimin.

Një përmbledhje e kësaj çështje u pasqyrua edhe në median “Times” të Maltës, e cila po përballet me të njëjtën reform në drejtësi si Shqipëria. Në artikull shkruhet se:

Në çështjen Paluda kundër shtetit të Sllovakisë, e gjykuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeritu më 23 maj, gjykata e Strasburgut vendosi se duke i ndaluar gjyqtarit sllovak Paluda mundësinë e ankimimit të vendimit të pezullimit — ai u ndalua e drejta për të hyrë në gjykatë— Sllovakia ka shkelur të drejtat e njeriut.

Ndryshimet kushtetuese të miratuara nga qeveria dhe opozita vitin e kaluar kanë paraqitur për herë të parë mundësinë për të pezulluar një gjyqtarë ose magjistrat nga puna, kjo procedurë e cila është vlerësuar nga Gjykata e Strasburgut në çështje e paraqitur nga gjykatësi Paluda, shkel të drejtat e njeriut.

Në pikën 54 të vendimit, gjykata e Strasburgut deklaron se:

Për sa i përket kësaj, Gjykata e gjykon të rëndësishme të hartojë një ndarje të qartë ndërmjet argumenteve bindëse për pezullimin e një gjykatësi i cili po ndeshet më një lloj të caktuar mase disiplinore dhe argumenteve për të mos ta lejuar atë të apelojë vendimin e pezullimin në gjykatat e vendit.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, rëndësia e këtij ndryshimi është e amplifikuar nga fakti se institucioni që ka marrë këtë masë dhe procedurat e ndjekura më pas bien ndesh me nenin 6 pika 1 të Konventës së të Drejtave të njeritu dhe fakti që masa disiplinore ishte marrë në një kontekst të caktuar i cili i përket çështjes në fjalë.

I njejti arsyetim vlen edhe për Shqipërinë. Të dyja institucionet KPK dhe KA nuk quhen gjykata dhe nuk janë pjesë e sistemit gjyqësor shqipëtar. Në ndryshim nga kualifikimet dhe emrat e anëtarëve të tyre, vendimi i tyre për të mos apeluar në gjykatat e vendit është shkelje e nenit 6 pika 1 e Konventës së të Drejtave të Njeriut. Një vendim i tillë si rrjedhim mund të minojë çdo përpjekje për veting.

Skenari i dytë

Nëse Gjykata Kushtetuese, ose çdo gjykatë tjetër shqiptare, pranon ankesat e subjekteve të rivlerësuar kundër institucioneve të vetingut, kjo do të thotë se KPK dhe KA do të bien nën varësinë e institucioneve të gjyqësorit që supozohen të rivlerësohen prej tyre.

Kjo menjëherë do të krijonte konflikte interesi. Imagjino për shembull një gjykatës të Gjykatës Kushtetuese që ankimon vendimin e KA-së në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë rast të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të gjykojnë rastin do të kishin konflikt interesi. Sepse ato të gjithë do të rivlerësohen sipas të njëjtave procedura si gjyqtari që paraqit ankimim.

Për më shumë, dërgimi i të gjitha vendimeve të KPK-së dhe KA-së nën juridiksionin e gjykatave shqiptare do të thotë në thelb të shkatërrosh të gjithë konceptin e vetingut. E gjithë infrastruktura, amendamentet kushtetuese, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, dhe të gjtiha luftat ndërmjet publikut dhe politikanëve kthehen në të pavlefshme. Për sa kohë që KPK dhe KA nuk janë me të vërtete të pavarura, e gjtihë vlera e vetingut është zero.

Duhet theksuar se këto dy skenare nuk janë thjesht hipotetike. Ato mund të përdoren nga cilido prej qindra personave subjek të procesit të rivlerësimit nga institucionet e vetingut. Sidoqoftë, ky është një lajm i keq.

 

 

Autori falenderon qendrën ligjore res publica për hulumtimin dhe asistencën e saj.

Lajme te ngjashme