A ka të drejtë LSI që kërkon përjashtimin e PDIU nga numërimi? — Exit Shpjegon

A ka të drejtë LSI që kërkon përjashtimin e PDIU nga numërimi? — Exit Shpjegon

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e anëtarit të tretë të Grupit të Numërimit të Votave (GNV) me PDIU-në. Padia e LSI-së do të gjykohet nga gjyqtarët Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomor Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja.

Çfarë janë dhe si formohen GNV-të?

GNV-të ngrihen 10 ditë para Ditës së Zgjedhjeve dhe përbëhen nga 4 anëtarë — numëruesi i parë, sekretari dhe dy anëtarë— për çdo tavolinë numërimi.

Në rast se numri prej katër anëtarëve nuk plotësohet GNV-të mund të funksionojnë me jo më pak sesa dy anëtarë. GNV janë 2 për çdo tavolinë numërimi.

GNV-të numërtohen me numër rendor rritës dhe përfundojnë gjithnjë me numër çift. Një grup numërimi numëron jo më pak se 5 qendra votimi dhe jo më shumë se 10 qendra votimi.

Propozimet për dy nga anëtarët e Grupeve të Numërimit  bëhen nga partitë politike, të cilat kanë Kryetarin dhe Zv.kryetarin e KZAZ-së. Sipas Kodit Zgjedhor Kryetari dhe nënkryetari propozohen respektivisht nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Partia politike, në këtë rast PD,e cila cakton zëvendëskryetarin e KZAZ-së merr numëruesin e parë dhe sekretarin e GVN-së në tavolinat e numërimit me numër çift.

Partia politike, në këtë rast PS, e cila cakton kryetarin e KZAZ-së merr numëruesin e parë dhe sekretarin e GNV-së në tavolinat me numër tek.

Ndërsa propozimet për dy anëtarët e tjerë të GNV-ve bëhen nga partitë e tjera politike të shumicës dhe opozitës me përpjashtim të dy partive kryesore.

Neni 95, pika 2 e Kodit Zgjedhor parashikon se anëtari i tretë i takon partive të shumicës qeverisëse dhe anëtari i katërt partive të opozitës.

Përcaktimi i këtyre partive bëhet me short nga KQZ. Shorti kryhet sipas procedurave të parashikuara në Neni 96, pika 1, ku KQZ zgjedh me short një nga partitë e shumicës qeverisëse e cila ka të drejëtn të propozojë anëtarin e trete. E njëjta procedurë vlen edhe për partitë e opozitës të cilat do të propozojnë anëtarin e katërt.

 Çfarë kërkon LSI?

 LSI duke u bazuar në nenin 96 pika 1 e Kodit Zgjedhor thotë se anëtari i tretë i GNV-ve i takon kësaj partie si e vetmja parti e shumicës qeverisëse e dalë nga zgjedhjet e 2013.

 Pretendimin e saj LSI e mbështet në faktin se PDIU në zgjedhjet e 2013 kanë qënë regjistruar si parti e koalicionit humbës.

 PDIU duhet të përfshihet në shortin që do të hedhi KQZ për anëtarin e katërt të GNV-ve për partitë opozitare.

A ka të drejtë KQZ?

Në zgjedhjet vendore PDIU ka bërë ankimim, me të njëjtin objekt, kundër vendimit të KQZ-së për caktimin e anëtarit të tretë të GNV-ve. PDIU kërkoi të marrë pjesë në shortin për anëtarin e katërt të GNV-ve i emëruar nga partitë e opozitës.

Kolegji Zgjedhor e ka hedhur poshtë padinë e PDIU-së me vendimin Nr.19 datë 8 qershor 2015. Në këtë vendim shkruhet se:

Është fakt se paditësi PDIU, aktualisht është parti e shumicës qeverisëse, dhe si e tillë asaj i lind e drejta të propozoj për anëtarin e tretë të GNV, në hedhjen e shortit, kërkim nga i cili është hequr dorë gjatë gjykimit;

Pala paditëse PDIU, duke qënë një Parti e shumicës qeverisëse, ajo nuk legjitimohet të kërkoj të bëj propozimin e anëtarit të katërt që i përket partive të opozitës që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë të GNV-së, për ZAZ-ë sipas procedurës së parashikuar në nenin 96 të Kodit Zgjedhor;

Lajme te ngjashme