Dita e zgjedhjeve, KQV-të ende të paplota, KQZ apel partive

Dita e zgjedhjeve, KQV-të ende të paplota, KQZ apel partive KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar sërish partive politike që të emërojnë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit. Drejtues të KQZ-së bëjën të ditur se janë ende 21 KZAZ ku ende mungojnë përfaqësuesit e partive, kryesisht në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Tiranë, Durrës, Fier e Korçë.

Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga dita e zgjedhjve, partitë duhet të dorëzojnë listën emërore dhe dokumentet përkatëse, ndërsa KQZ duhet më pas të trajnojë komisionerët për procedurat e duhura që ndiqen në ditën e votimit.

Vonesa në emërimet e komisionerëve dhe mostrajtimi në kohën e duhur përbën kërcënim serioz për mbarëvatjen e procesit të votimit, i cili do të jetë dhe nën vëzhgimin e Misionit të OSBE/ODHIR.

 

Lajme te ngjashme