Formohen institucionet e vetingut

Formohen institucionet e vetingut

Në seancën e sotme plenare u votuan, me 100 vota pro dhe 2 kundër, 27 anëtarët e tre institucioneve të vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK), Kolegji i Apelimit (KA), dhe Komisionerët Publik (KP).

Anëtarët e KPK-së dhe Komisionerët publik u propozuan sot në mëngjes. Ndërsa, anëtarët e KA u emëruan tre ditë më parë.

Nën mbështetjen dhe monitorimin e Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), institucionet e reja do të fillojnë me vetingut e të gjtihë sistemit gjyqësorë.

Me miratimin  e 27 anëtarëve, kërkesa më e rëndësishme e kryeministrit Rama kundrejt opozitës për pranimin e marrëveshjes McAllister Plus, miratimi konsensual I institucioneve të vetingut, u plotësua.

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë.

Etleda Çiftja, ish-përfaqësuese ligjore e Hydropower Devoll

Firdes Shuli, notere

Genta Tafa Bungo, pedagoge, sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Përmbaruesve

Xhensila Pine, pedagoge e të drejtës kushtetuese

Brunilda Bekteshi Vasha, juriste

Roland Ilia, avokat dhe lektor në universitetin e Shkodrës

Suela Shegu, specialiste në KLD

Valbona Sanxhaktari, juriste në Kryeministri

Pamela Qirko, juriste në AMC

Alma Feskaj Vokopola, juriste në Kuvend

Lulzim Hamitaj, avokat në Romë

Olsi Komici, ish-punonjës në disa institucione i cili është hetuar dhe shpallur i pafajshëm për shpërdorim detyre.

Anëtarët zëvendësues janë:

Vojo Malo, avokat

Pal Shkëmbi-avokat dhe kryetar i Partisë Popullore Kristian Demokrate.

Komisionerët Publikë janë:

Herald Saraçi

Klodian Ballhysa

Komisionerët Publikë zëvendësues janë:

Dariel Sina

Aldona Sylaj

Anëtarët e Kolegjit janë:

Ardian Hajdari, avokat

Natasha Mulaj, ndihmës ligjor prane Gjykatës së Lartë

Sokol Çomo, ish-anëtarë i KLD-së dhe Ish-kreu i Gjykatës Tiranë

Ina Rama, ish- Prokurore e Përgjtihshme

Luan Daci, avokat

Albana Shtylla, sekretare e Përgjithshme e Kuvendit

Rezarta Schuetz, ish- avokate e OSBE-së në Shkup

Anëtarët zëvendësues janë:

Etleva Papleka

Mimoza Tasi.

 

Lajme te ngjashme