Ilir Meta, Presidenti apo Kryetari i LSI?

Ilir Meta, Presidenti apo Kryetari i LSI?

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta la të kuptohej se do të përdorë postin e tij si Presidentit kundër partive kryesore, nëse zgjedhjet e 25 qershorit nuk janë të gjithëpranuara. Ai u shpreh sot nga selia e LSI-së se:

“Po paralajmëroj se cilido që po mundohet të vejë dorën mbi votën e qytetarëve nuk do të ketë dekrete as për kryeministër, as për ministër.

Askush të mos shpresoj se do të ketë dekret për kryemisitër apo ministër kush do të prekë zgjedhjet. Nuk bëhet fjalë për të mos dekretuar votën e qytetarëve, por zgjedhjet e vjedhura.

Mos t’i shkojë mendja njeriut të prekë një votë sepse as në ëndrrën më të keqe nuk ka parë fundin më të keq. Kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës tek sera e tij politike, kjo është fjala e Ilir Metës.”

Deklarata e Zotit Meta vjen pas takimit të paradites me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Gjatë takimit Meta – Idrizi u vendos marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e votave gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duket se presidenti Meta vazhdon ende të kryejë funksionet e kryetarit të partisë dhe po përdor postin e tij si President për të garantuar pozitat e LSI-së.

Lajme te ngjashme