Rama i lutet shqiptarëve: Mos na lini në dorë të partive të tjera

Rama i lutet shqiptarëve: Mos na lini në dorë të partive të tjera Kryeministri Rama gjatë monologut javor

Kryeministri Edi Rama, dje në monologun e përjavshëm, i bëri thirrje sërish qytetarëve që t’i japin PS-ëë 71 mandate për të qeverisur e vetme.

“Timonin e qeverisjes duam ta mbajmë vetë” duket se është kthyer tashmë në sloganin kryesor të Kryeministrit Rama për këtë fushatë.

Kryeministri po ashtu, sqaroi se nuk ka asnjë plan për bashkëqeverisje me PD-në pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Rama janë:

“Zgjedhja 25 qershorit është zgjedhja e logjikës së atdhetarit. Na ndihmoni të bëjmë shumë më shumë sesa bëmë në këto 44 muaj. Askush veç nesh nuk e bën dot. Ju siguroj që nuk do të pendoheni.”

“Mos na lini në dorë të partive të tjera.  Për të bërë më shumë nuk kemi nevojë bashkëqeverisje me të tjerët.”

“Ne duam përgjegjësi të plotë që mos justifikohemi se e ka përgjegjësinë dikush tjetër kur Hipoteka nuk bën punën që duhet për të regjistruar pronën tuaj por bën të kundërtën.”

“Kë do zgjidhni kryeministër? Lulin, Petritin, Shpëtimin apo Benin…askush nga këta, as nuk bëhet dot kryeministër dhe as nuk e bën dot këtë detyrë as në ëndrrën e vet më optimiste.”

“Mos na lini në dorë të partive të tjera dhe të llogarive të tepsisë së vjetër të pushtetit që e kanë penguar për 27 vjet Shqipërinë.”

“Mos i dëgjoni përrallat e katundit politik dhe mediatik për bashkëqevrisje të paravendosur me PD apo komplot kundër LSI dhe partive të vogla. S’ka asnjë plan për bashkëqevrisje dhe nuk ka asnjë komplot.”

Kryeministri Rama nuk la pa përmendur dhe skuadrën e tij të zemrës Juventusin, të cilin shpeshherë e ka krahasuar me Partitë Socialiste, si fitimtare të çdo ndeshjeje.

Duket se pas humbjes së finales së Kupës së Kampionëve, i erdhi fundi krahasimeve të kryeministrit  me Juventusin:

“Juvja humbi por asnjë nga tifozët juventinë nuk humbi gjë. Por spektatorët madritistë nuk fituan asgjë më shumë se ne. Po s’ke çi bën ky është futbolli. Sot është ditë e re, jeta vazhdon, spektakli mbaroi.”

Lajme te ngjashme