Sondazhi i IPR/OraNews për Tiranën, Korçën e Vlorën

Sondazhi i IPR/OraNews për Tiranën, Korçën e Vlorën Paneli i komentuesve të sondazhit në studion e Tonight me Ilva Taren - Burimi: OraNews

Në sondazhin e 19 qershorit, IPR Marketing dhe OraNews prezantuan dhe votat e qarqeve Tiranë, Korçë e Vlorë, tre prej qarqeve kryesore të vendit për shkak të numrit të lartë të mandateve.

Qarku Tiranë

Në Tiranë, ku votohet për 34 mandate, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin më 19 qershor, PS do të fitonte 44 për qind të votave, PD 34 për qind, LSI 12 për qind dhe LIBRA 5 për qind.

Krahasuar me sondazhin e 14 qershorit, dy partitë e mëdha PS e PD kanë rritur me 3 dhe 1 për qind mbështetjen e tyre, ndërsa mbështetja ndaj LSI e LIBRA ka rënë me respektivisht 2 dhe 1 për qind.

Përkthyer në mandate, PS do të fitonte në Tiranë 16 mandate, PD 13, LSI 4 dhe LIBRA një mandat.

Krahasuar më vitin 2013, PS ruan të njëjtin numër mandatesh, por mund të themi se ky nuk është një rezultat i pritshëm për PS-në duke qenë se në zgjedhjet e 2017-ës numri i mandateve në Tiranë është rritur nga 32 në 34. PD, krahasuar me 2013, fiton 2 mandate më tepër, LSI një mandat më tepër, dhe LIBRA e cila kandidon për herë të parë fiton një mandat. Surprizuese është fakti se PDIU, që në vitin 2013 fitoi një mandat në Tiranë, në zjgedhjet e 25 qershorit mund të mos fitojë një të tillë.

Qarku Korçë

Në qarkun e Korçës, ku luftohet për 11 deputetë, tre partitë kryesore kanë rritur elektoratin e tyre krahasuar me vitin 2013. Kështu PS fiton 47 për qind të votave, PD 33 për qind, LSI 15 për qind.

Përkthyer në mandate, PS fiton 6, njësoj sa në vitin 2013, PD 4 mandate, një më pak se në vitin 2013. Ky manda që PD humb duket se i kalon LSI-së e cila nga një mandat në 2013-ën, mund të fitojë 2.

Qarku Vlorë

Në qarkun e Vlorës, situata paraqitet ndryshe krahasuar me dy qarqet e tjera. Partia Socialiste udhëheq bindshëm me shumë diferencë nga PD e LSI.

Kështu, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin më 19 qershor, PS do të fitonte 56 për qind të votave, PD 19 për qind dhe LSI 14 për qind. Përkthyer  në mandate, PS fiton 8, dy më shumë se në vitin 2013, PD fiton dy mandate, një më pak se në 2013-ën dhe LSI fiton 2 mandate, një më shumë se në 2013-ën.

PDIU që në zgjedhjet e 2013-ës morën një mandat në Vlorë, duket se duhet të luftojë më shumë për të fituar mandat.

Lajme te ngjashme