Vila e Vlahutin, Avokati i Popullit i BE-së mbështet kërkesën për informacion të Exit

Vila e Vlahutin, Avokati i Popullit i BE-së mbështet kërkesën për informacion të Exit

Pas paraqitjes së një ankese tek Avokati i Popullit të BE-së, lidhur me refuzimin e Shërbimit të Jashtëm Evropian (EEAS) për të dhënë detaje në lidhje me blerjen e vilës në Tiranë për Delegacionin e BE-së, Avokati i Popoullit të BE-së ka vendosur do të nisë një hetim për këtë gjë duke qenë se kërkesa e Exit.al është e vlefshme:

“Dëshiroj t’ju informoj se Avokati i Popullit ka vendosur të hapë një hetim për ankesën tuaj dhe ka vendosur që është e nevojshme t’i kërkohet EEAS të lejojë inspektimin e dosjeve në fjalë.”

Në një komunikim të mëparshëm me Exit.al, EEAS refuzoi të vërë në dispozicion dokumentatcionin e plotë të procesit të blerjes së vilës 1,6 milionë euroshe në Tiranë.

EEAS refuzoi të bëjë publike dokumentat sepse, sipas saj, kjo gjë do të “minonte mbrojtjen e interesave tregtare”.

“Unë konfirmoj se bërja publike e listës me ofertat e pronave (pjesë e studimit të tregut) do të minonte me të vërtetë mbrojtjen e inetresit tregtar të një personai ligjor ose të thjeshtë, sikurse parashikohet në Nenit 4 (2)1 i Paragrafit të Rregullores së lartpërmendur [(EC) Nr. 1049/2001]. Si pasojë, unë nuk mund të garantoj ju akses në këtë listë.”

Por, ndërsa në Shqipëri të gjitha ofertat duhet të bëhen publike në bazë të ligjit të prokurimeve, BE-ja mund t’i mbajë të fshehta duke cituar “ruajtje e interest të tregtarë”.

Drejtuesja e Zyrës së Kontrollit të Buxhetiti në Parlamentin Evropian Ingeborg Grable më përpara ka deklaruar se çështja “dëmton rëndë imazhin e BE-së”. Dhe sigurisht fshehtësia e treguar nga ana e EEAS në lidhje me procedurat e tenderimit vetëm e përkeqëson këtë imazh.

Lajme te ngjashme