Hoyt Yee: Shqipërisë i duhen dekada për të hyrë në BE — Pikat kryesore të intervistës

Hoyt Yee: Shqipërisë i duhen dekada për të hyrë në BE — Pikat kryesore të intervistës

“Shumica dhe opozita në Shqipëri duhet të punojnë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe drogën.”

Kështu u shpreh Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee në një intervistë për Zërin e Amerikës ditën e martë.

Më tej zyrtari i Departamentit të Shtetit u shpreh:

Për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor:

Me ritmin e tanishëm do të duheshin disa dekada që të arrihej i njëjti nivel i vendeve të BE-së;

Edhe nëse arrijnë në 6 për qind – dhe kjo nuk bazohet në studime amerikane por tek studimet e BERZH-it dhe Bankës Botërore – do t’u duheshin dekada të arrinin mesataren e BE-së;

Ritmi aktual i rritjes ekonomike që është 3-4 për qind në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk është i mjaftueshëm për t’i sjellë këto vende në nivelet e mesatares së ekonomisë apo të ardhurave të Bashkimit Evropian;

Bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës:

Nuk ka dyshim që udhëheqësi i shumicës në çdo vend ka përgjegjësi të veçanta, duke pasur mundësinë të miratojë lidhje dhe reforma.

Është e rëndësishme të opozita të luajë rolin e saj në çdo demokraci, që është të ushtrojë trysni ndaj shumicës për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme.

Është gjithmonë e rëndësishme që një qeveri e fortë të ketë një opozitë të fortë. Pa një opozitë të fortë, pa konkurrencë, në shumë raste nuk ka nxitje të mjaftueshme për të gjetur përgjigjet më të mira të mundshme.

Prandaj edhe opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur, nuk mundet thjesht të rrijë e mënjanuar dhe të lërë shumicën të bëjë gjithçka.

Ne do të jemi të hapur të bashkëpunojmë cilado qoftë përmbajtja e qeverisë në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit..

Ne duam të shohim që partitë politike të punojnë për zgjidhje konstruktive për të çuar përpara reformat.

 

Luftën kundër drogën, krimit dhe korrupsionit:

Duam që palët [partitë politike] të punojnë më shumë për të luftuar korrupsionin, të çrrënjosin korrupsionin mes zyrtarëve, të luftojnë më fort kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, të gjitha këto ne mendojmë se janë çështjet më shqetësuese për qytetarët e Shqipërisë;

Ne [SHBA-të]kemi synim të vazhdojmë me mbështetjen që kemi dhënë, përmes ambasadës, përmes agjencive të ndryshme përfshirë USAID-in, për të dhënë ekspertizë teknike, për të këshilluar, për forcimin e institucioneve, për të ndihmuar me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për shembull, për të ndihmuar me procesin e vetingut që ne shpresojmë të fillojë në vjeshtë.

 

Zgjedhjet e 25 qershorit:

Ne jemi shumë të kënaqur që populli shqiptar mori pjesë në zgjedhje që komuniteti ndërkombëtar i konsideroi në përgjithësi në përputhje me standardet ndërkombëtare.

 

Për ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor:

Rasti i Malit të Zi për shembull duhet të shqetësojë çdo demokraci në Evropë. Që nëse Rusia, siç tregojnë të gjitha të dhënat, nuk heziton jo vetëm të ndërhyjë në zgjedhje, por të përmbysë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi, një vendi që sapo u bë anëtar i NATO-s, atëherë vendet e tjera të Ballkanit duhet të jenë shumë të kujdesshme…

Lajme te ngjashme