Rama: Së shpejti hapet linja ajrore shqiptare, nën kujdesin e Erdogan

Rama: Së shpejti hapet linja ajrore shqiptare, nën kujdesin e Erdogan Kryeministri Edi Rama në vizitë zyrtare në Turqi, 1 korrik, 2016. Burimi: Facebook.

Qeveria turke e veçanërisht Presidenti Erdogan do të ndihmojnë Qeverinë Rama për ngritjen e një linje ajrore shqiptare.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë Kryeministri Rama në mbyllje të vizitës së tij në Turqi.

Zoti Rama, me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se gjatë një vizite në selinë qendrore të Turkish Airlines,  ka diskutuar me drejtuesit e agjencisë për “ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare, i cili tanimë ka hyrë në fazën e konkretizimit, me mbështetjen logjistike dhe teknike të kompanisë turke nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan.”

Për herë të parë ideja e ngritjes së një linje ajrore shqiptare, nën kujdesin e Presidentit Erdogan, është bërë publike në maj të këtij viti.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe projekti është drejt konkretizimit, nuk ka ende asnjë informacion për kostot e projektit apo burimin e financimit të tij.

E paqartë është edhe nëse kjo linjë ajrore do të menaxhohet nga shteti apo do të jetë një tjetër projekt i partneritetit publik privat.

Lajme te ngjashme