Shqipëria, e para në botë për përdorimin e kokainës – Pikat kryesore të raportit

Shqipëria, e para në botë për përdorimin e kokainës – Pikat kryesore të raportit

Shqipëria, përveçse një prej vendeve kryesore të prodhimit të kanabisit e trafikimit të kokainës, ka dhe përdorimin më të lartë të kokainës në botë mes grupmoshave 15-64 vjeç. Këto janë përfundimet e një sërë raportesh për drogën të Zyrës për Drogën dhe Krimet të Kombeve të Bashkuara (UNODC).

Sipas të dhënave të vitit 2014—të dhënat e fundit për Shqipërinë lidhur me përdorimin e drogës—përdorimi i kokainës është i përhapur në 2,5 për qind të popullsisë. Në vend të dytë renditen Shtetet e Bashkuara me një përhapje prej 2,3 për qind.

Shqipëria ka një përhapje të përdorimit të hashashit në 5,6 për qind të popullsisë, më e larta në rajon. Shqipëria ka përhapje të ulët të përdorimit të amfetaminës (0,1 për qind) dhe ekstazisë (0,2 për qind)

Të tjera gjetje të raportit janë:

Shqipëria është një ndër dy vendet kryesore të trafikimit të kanabisit në Evropë, së bashku më Hollandën.

Në vitin 2014, Shqipëria prodhoi 540 ton kanabis dhe rreth 550 mijë bimë kanabisi u çrrënjosën.

Grupet kriminale shqiptare janë shumë të përfshirë në trafikimin e të gjithë drogave: heroinë, kokainë, kanabis.

Kanabisi në formeë rrëshira dhe heroina afgane kalojnë nëpërmjet Shqipërisë për t’u shpërndarë më pas nëpër Evropë.

Lajme te ngjashme