BE publikon raportin zyrtar të Samitit të Triestes

BE publikon raportin zyrtar të Samitit të Triestes

Departamenti i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të Bashkimit Evropian ka bërë publik raportin zyrtar të projekteve të miratura në Samitin e Triestes.

Në samit, të zhvilluar në korrik, ku morën pjesë Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova, u miratuan 6 projekte për sektorin e transporit rrugor dhe një për energjinë, me një total prej 194,1 milionë eurosh fonde.

Ndryshe nga propanga qeveritare, Shqipëria nuk bën pjesë në asnjë nga 7 projeket për të cilët Bashkimi Evropian do të japë fonde.

Nga 194,1 milionë euro të investuara nga BE-ja,përfituesi kryesorë është Serbia me 78 milionë euro investim për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Bullgarinë dhe ndërtimin e linjës hekurudhore nga Nishi në kufirin bullgar. E dyta, renditet Maqedonia me një grant prej 70 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës. Bosnje – Hercegovina mori pjesën e mbetur prej 46.1 milionë euro investime për projekte të ndryshme infrastrukturore.

BE do të financojë rreth 45 për qind të fondeve të projekteve, ndëkohë pjesa e tjetër do të mundësohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Këto projekte parashikohet të hapin më shumë se 2000 vende të reja pune, të ofrojnë mundësi transporti më të sigurtë dhe më të shpjetë për rreth 2 milionë banorë që jetojnë në afërsi të rrugëve që do të ndërtohen, të shkurtojnë kohën e udhëtimeve, të rrisin mundësi për më shumë tregti mes shteteve të Ballkanit, të ulin nivelin e ndotjes së ajrit dhe mjedisit etj.

Raporti i Departamenti i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së tregon dhe gjendjen aktuale të projekteve të miratuara në dy vitet e mëparshme, ku vihet re se Shqipëria ka mbetur prapa në dy projekte:

-Pjesa shqiptare e linjës së interkonjeksionit ndërmjet Fierit dhe Bitola/ Manastiri në Maqedoni, e miratuar më 2015, është ende në fazën projektuese, kur ndërkohë Maqedonia, për pjesën e saj ka hapur procedurat e tenderimit.

-Financimi i një pjese të Korridorit Hekurudhor Mesdhetar ndërmjet Tiranës dhe Durrësit u miratua në 2016-ën, por edhe ky projekt është ende në faze projektimi.

Raportit i Axhendës së Bashkëpunimit për vitin 2017 i publikuar për Samitin e Triestes tregon qartë se në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria sistematikisht po mbetet në zbatimin e projekteve dhe shumë më pak e aftë të bindë BE të investojë në infrastrukturën e vendit.

Lajme te ngjashme