Ministri i Jashtëm serb Dačić propozon “shkëmbim territoresh” me Kosovën

Ministri i Jashtëm serb Dačić propozon “shkëmbim territoresh” me Kosovën Ivica Daçiç

Pak ditë pasi Kryeministri serb Vučić u shpreh pro një dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri i Jashtëm serb Ivaca Dačić deklaroi se “një përcaktim i saktë i asaj që është serbe dhe çka është shqiptare” mund të jetë një zgjedhje e mundshme kompromisi.

Ministri Dačić sqaroi më tej komentin e tij:

“Kam bërë një propozim të qartë për të përcaktuar midis asaj që është serbe dhe asaj që është shqiptare, pasi kjo është në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe zgjidhja e vetme e mundshme.

Nëse Holanda dhe Belgjika mund të shkëmbejnë territore, nëse India dhe Bangladeshi mund ta bëjnë këtë dhe shumë të tjerë, pse nuk duhet të lejohen serbët dhe shqiptarët, nëse garanton paqen në këtë shekull?

Vetëm një marrëveshje ku të dyja palët pranojnë të marrin diçka që se duan mund të quhet kompromis.”

Zgjidhja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë që do të sillte dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është një kusht i nevojshmë për hapjen e negociatave për të dy vendet me BE-në.

Si deklaratat e presidentit Vučić dhe ministri Dačić duket se sugjerojnë një zgjidhje në të cilën pjesa veriore e Kosovës, e cila është e banuar nga një shumicë e serbëve etnikë, mund të bashkohet me Serbinë, ndërsa lugina e Preshevës mes Maqedonisë dhe Kosovës mund të bashkohet me Kosovën. Një zgjidhje e tillë do t’i rindërtonte të dy shtetet sipas vijave etnike dhe fetare.

Përveç komponentit etnik, rishikimi i hartës së Kosovës do të kishte pasoja të konsiderueshme ekonomike, pasi minierat e Trepçës potencialisht shumë fitimprurëse ndodhen në pjesën e pakicës serbe të vendit.

Lajme te ngjashme