Exit.al fillon bashkëpunimin me fotografin italian Giuseppe Mancino Foto: Giuseppe Mancino (www.giuseppemancinofoto.it)

Për dy vjet, që nga fillimi, ne kemi përdorur kryesisht fotografi të marra nga interneti për të ilustruar artikujt tanë.

Tani kemi vendosur t’i përdorim fotografitë në një mënyrë tjetër. Për atë që ato përfaqësojnë, si një tjetër gjuhë, një tjetër mënyrë për të treguar dhe shprehur situata dhe ndenja.

Foto: Giuseppe Mancino (www.giuseppemancinofoto.it)

Nis kështu bashkëpunimi me një fotograf jashtë kornizave, të cilin e takuam rastësisht nëpër rrugët e Shqipërisë.

Një italian, qytetar i botës, eksplorues i të panjohurës, i mësuar të lexojë xixëllonja dhe hije edhe në fytyrën e njerëzve: Giuseppe Mancino, 50 vjeç, nga Bari, vizitor i rregullt i qyteteve të Shqipërisë së bashku me bashkëshorten dhe makinën e tij të fotografisë.

Foto: Giuseppe Mancino (www.giuseppemancinofoto.it)

Nuk ngjan me Marubin e famshëm, i cili e bëri Shqipërinë një vend modern, të paktën në fotografi, por nga Marubi ka marrë vetëm ngjyrat. Sepse edhe Giuseppe preferon të fotografojë bardhë e zi—fotografitë e tij nxjerrin kontrastin ndërmjet dritës dhe hijeve të ngecura në linjat e peisazhit dhe linjat e kuruara dhe përmasat e një prerje perfekte. Ato të kujtojnë dramën dhe dhunën e imazhit të një Shqipërie që vetëm shqiptarët dhe ato pak të huaj të përhershëm në Shqipëri mbajnë mend. Giuseppe ndoshta nuk i ka parë asnjëherë, por mesa duket i vjen natyrshëm për ta përshkruar.

Foto: Giuseppe Mancino (www.giuseppemancinofoto.it)

Duhet të jetë talenti dhe jo rastësia, sepse kjo ndodh në pjesën më të madhe të fotografive të tij.

Çuditërisht, në punën që bën për të jetuar, fotograf dasmash, fotot e tij janë shumë të ndryshme, të ëmbla, të lehta, të mbetura pezull në kohë, dhe tregojnë një histori të lehtë e të thellë përsonale. Kjo do të thotë se me fotografitë tij, edhe në situata të ndryshme, ai arrin të shohë dhe tregojë diçka më shumë se sa ajo që duam të shohim.

Për këtë arsye, nga sot e më tej do të na pëlqente t’ju tregonim Shqipërinë, me doza të vogla, përmes fotografive të tij, ose ndoshta duhet të themi veprave të tij, që, ashtu sikur duam të bëjmë ne, tregojnë një histori të ndryshme nga ajo që të gjithë konsumojmë rregullisht çdo ditë.

Mirëserdhe Giuseppe, dhe tani na trego.