Fjalimi i Trump në OKB: shpërthyes dhe luftënxitës

Fjalimi i Trump në OKB: shpërthyes dhe luftënxitës Presidenti Trump gjatë fjalimit në OKB

Pavarësisht gjithçka që ka ndodhur, Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet mbajtur gjallë dhe mbrojtur.

E themeluar në vitin 1945 nën udhëheqjen amerikane pas disfatës së nazizmit dhe Japonisë perandorake, OKB mbetet kolona qendrore e rendit global. Në qendër të saj ka qenë qëllimi që paqja, siguria ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut të mbrohen më mirë se në periudhën e Lidhjes së Kombëve të viteve 1930.

OKB është i vetmi forum ekzistues ku përfaqësuesit e të gjitha shteteve kombëtare mund të mblidhen së bashku për të adresuar krizat dhe sfidat e përbashkëta.

Fjalimi i parë i Presidenit  Trump në Asambelenë e Përgjithshme të OKB u prit me frikë – dhe jo pa të drejtë. Trump është i pari president amerikan që është tallur haptazi me OKB duke e quajtur diçka që i ka ikur koha.

Fjalimi i djeshëm i Trump do të mbahet mend për gjuhën shumë të ashpër të përdorur.

Trump qesëndisi diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un duke deklaruar se “njeriu me raketë është në një mission vetëvrasës për vetën dhe regjimin e tij.” Trump kërcënoi se “nëse [SHBA] është e detyruar të mbrojë veten dhe aleatët e saj, ajo nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojë Korenë e Veriut”.

Irani, vazhdoi më tej Trump, është  “një diktaturë e korruptuar”, “eksporti kryesor i të cilit është dhuna, gjakderdhja dhe kaosi”.

Trump e quajti marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 “transaksioni më i keq ndonjëherë” – një shenjë se ndoshta ai mund të jetë gati të tërhiqet nga ajo, ose të përpiqet që me anë të provokimeve të detyrojë Iranin të tërhiqet.

Ajo që Shtëpia e Bardhë mund të kishte bërë ishte t’i drejtohej drejtpërdrejt popullit iranian, duke sygjeruar një “fillim të ri” në marrëdhëniet mes dy kombeve. Por presidenti amerikan nuk ka shfaqur interesin më të vogël në vlerat themelore demokratike. Fjalimi i tij mbante “shumë erë të ndryshimit të regjimit”.

Siç tregoi vota e këshillit të sigurimit të OKB-së për sanksionimin e Koresë së Veriut javën e kaluar, ekziston një konsensus ndërkombëtar mbi rreziqet e paraqitura nga sjellja e Iranit. Por për Iranin, Presidenti Trump rrezikon të gjejë veten në izolim, me aleatët evropianë që tashmë e kanë bërë të qartë se duan të ruajnë marrëveshjen e vitit 2015.

Presidenti amerikan pa dyshim flet për votuesit e tij, aq sa dhe për një audience ndërkombëtare. Por ideologjia nacionaliste që ai përkrahte u bë sërish  e qartë, me theksin që ai vendosi në “kombe të forta, sovrane dhe të pavarura”, dhe jo në sistemin e vlerave universale që OKB-ja ka për qëllim të mbështesë.

Presidenti Trump dëshiron që OKB të ushtrojë presion mbi Korenë e Veriut dhe Iranin, por ai solli pak qartësi për strategjinë se si ai mendon se kjo duhet bërë. Kërcënimet janë vetëm një shpërthim, jo ​​një politikë. Krizat kërkojnë një shkathtësi që administrata Trump nuk ka arritur ende ta demonstrojë. Ai dëshiron që aleatët ta mbështesin atë, por duket se nuk e kupton se mungesa e besueshmërisë personale është një pengesë për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Qasja “Amerika e Para” bie ndesh me multilateralizmin e OKB-së. E gjithë fjala e tij mud të përmblidhej me pretendimin se kombet që veprojnë në interesin e tyre vetjak krijojnë një botë më të qëndrueshme. Pyetja është se cilat nën cilët rregulla do të funksiononin? Jo ato të OKB-së, duket se Trump po mundohet të thotë. Presidenti mund të dëshirojë të flasë për “realizëm parimor”, por ai është një udhëheqës i pamatur dhe i rrezikshëm, i ulur, mjerisht, në një post të fuqishëm.


Ky artikull është shkruar për TheGuardian dhe përkthyer nga Exit.al.

Lajme te ngjashme