Kryeministri Rama cakton kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryeministri Rama cakton kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryeministri Edi Rama përcaktoi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ndarjen e deputetëve në komisionet parlamentare. Një ditë më parë, dy partitë opozitare PD dhe LSI ndanë mes tyre drejtimin e komisioneve që do të drejtohen prej tyre.

Partia Socialiste do të drejtojë pesë nga tetë komisionet parlamentare, PD dy prej tyre, ndërsa LSI një.

Kështu:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e  Njeriut do të drejtohet nga deputeti socialist Ulsi Manja.

Komisioni për Politikën e Jashtme do të drejtohet nga deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat do të drejtohet nga deputeti socialist Erion Braçe.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare do të drejtohet nga deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin do të drejtohet nga deputeti socialist Eduard Shalsi.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik do të drejtohet nga deputetja demokrate Albana Vokshi.

Komisioni për Integrimin Evropian do të drejtohet nga deputeti demokrat Genc Pollo.

Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të drejtohet nga deputeti i LSI-së Petrit Vasili.

Kryeministri Edi Rama i dha postin e nënkryetares së Kuvendit deputetes Vasilika Hysi.

Votimi për komisionet parlamentare do të mbahet sot në seancën e kuvendit.

Lajme te ngjashme