Zgjedhjet e 25 qershorit — Raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR kritikon marrëveshjen e 18 majit

Zgjedhjet e 25 qershorit — Raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR kritikon marrëveshjen e 18 majit Bernd Borchardt, Ambasori i OSBE-së

Marrëveshja e 18 majit ndihmoi në zhvillimin e një procesi zgjedhor më përfshirës dhe në një fushat më pak të polarizuar, por zbatimi i saj preku principet thelbësore të zbatimit të ligjit. Kështu shkruhet në gjetjet përfundimtare të Raportin të Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të OSBE-ODIHR në Shqipëri për zgjedhjet e 25 qershorit.

Pavarësisht se raporti e konsideron si zhvillim pozitiv marrëveshjen e arritur në mes dy partive kryesore duke i dhënë fund ngecjes tre mujore të vendit, ai thekson ndikimin negativ që ka pasur marrëveshja në procesin zgjedhor, duke vërejtur se:

Zbatimi i marrëveshjes politike krijoi ndryshime në administrimin e zgjedhjeve dhe rezultoi në një zbatimin selektiv dhe të paqëndrueshëm të ligjit.

Numri i votuesve u rifreskua me personat të cilët mbushën 18 vjeç deri në 25 qershor, duke bërë që këto lista të mos publikoheshin në qendrat e votimit ose të publikohehsin me vonesë.

Publikimi i vonuar i listës përfundimtare të votuesve dhe moslajmërimi i votuesve kufizoi këqyrjen e kujdesshmë të listës së votuesve.

Kryetari i KQZ-së u vendos nga Kuvendi me një proces të hapur aplikimi. Por në 22 maj si pjesë e marërveshjes politike ai u zëvendësua me një person tjetër, vetëm 35 ditë para zgjedhjeve, duke tejkaluar ligjin.

KQZ nuk mori masa për të qartësuar paqartësitë e lidhura me legjislacionin e ri të ndryshuar pas marrëveshjes dhe disa nga vendimet e saj nuk ishin të bazuara në ligj.

Procesi i regjistrimit të kandidatëve vuajti nga zbatimi selektiv dhe i paqëndrueshëm i ligjit dhe ishte, disa herë, i bazuar më shumë në marrëveshjen politike se sa në ligj.

Të gjitha amendamentet ligjore të arritura nga marrëveshja u votuan brenda ditës, në kundërshti me procedurën kushtetuese. Procesi nuk ishte transparent dhe nuk u këshilluan me palët e interesuara.

Ndryshimet legjislative në moment të fundit sigurisht që minuan qëndrueshëmrinë e kuadrit ligjorë sepse disa nga masat e reja nuk u harmonizuan me Kodin Zgjedhor.

Lajme te ngjashme