Ambasadori Lu reagon për çështjen Tahiri

“Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë”. Deklaroi sot, Ambasadori amerikan Donald Lu për çështjen Tahiri.

“Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë”, — vazhdoi Ambasadori Lu.

Reagimi i Ambasadorit të SHBA-ve erdhi një ditë pas deklaratave të djeshme të  Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Hoyt Lee në mbështetje të qartë të prokurorëve dhe gjykatës në çështjen Tahiri dhe deklarateës se qeveria duhet të japë shembullin e para në luftën kundër krimit dhe korrupsionit për të patur mbështetjen e SHBA-ve.