Fronti opozitar PD-LSI kërkon largimin e Kryeministrit Rama

Fronti opozitar PD-LSI kërkon largimin e Kryeministrit Rama

PD, LSI e parti të tjera opozitare kërkojnë së bashku largimin e Kryeminsitrit Rama për shkak të rritjes së kriminalitetit dhe kapjes së shtetit nga bandat e narkotrafikut.

Deklarata e përbashkët e Kryetari të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi erdhi pas mbledhjes urgjente të tryezës opozitare,  pas ngjarjeve të ditëve të fundit për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri në trafikun e drogës me vëllezërit Habilaj:

“Demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe në një udhëkryq tepër të rrezikshëm pasi qeveria është bërë frymëzuese dhe mbështetëse kryesore e trafiqeve dhe veprimtarisë kriminale duke tronditur nga themelet sigurinë individuale të çdo qytetari dhe të shtetit në tërësi.

Ky moment shumë i vështirë që po kalon vendi dhe qytetarët shqiptarë na imponon krijimin e një Fronti të Përbashkët Opozitar kundër Krimit. Ky Front kërkon largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse.”

Krerët e PD e LSI, Basha e Kryemadhi i kërkojnë Kryeprokurorit nisjen e hetimeve për ish-Ministrin Saimir Tahiri dhe të çdo zyrtari tjetër të lartë të përfshirë në çështjen e vëllezërve Habilaj.

Ndër të tjera, fronti opozitar kërkon dhe hetim për përdorimin e parave nga trafiku I drogës për blerjen e votës në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Reagimi i pwrbashkwt i PD e LSI vjen një ditë pas bërjes publike të provave që përfshijnë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik ndërkombëtar droge, si mbrojtësi i Moisi Habilajt, i arrestuar mbrëmjen e të hënës në Katania të Italisë dhe dy vëllezërve të tij.

Lajme te ngjashme