Malta i jep lamtumirën gazetares së vrarë Galizia

Malta i jep lamtumirën gazetares së vrarë Galizia Gazetarja investigative Daphne Caruana Galizia

Daphne Caruana Galizia, gazetarja investigative nga Malta, e cila humbi jetën nga një shpërthim me bombë në makinë, u dërgua sot për në banesën e fundit me homazhe e nderime nga i gjithë qyteti.

Ajo u vra të hënën në mesditë, teksa makina e saj shpërtheu gjatë ecjes. Dy javë më parë gazetarja denoncoi në polici se kishte marrë kërcënime për jetën.

Gazetarja 53 vjeçare, reporterja investigative më e njohur në Maltë, kishte akuzuar hapur qeverinë për korrupsion. Blogu i gazetarës u bë edhe më shumë i famshëm kur publikoi të dhëna për lidhjen e klasës sunduese të Maltës me skandalin e kompanive fantazëm “off shore” të Panama Papers.

Raportimet e Galizias shpreshherë kishin të bënin me detaje e dokumente që provonin se si njerëz të afërt të Kryeministrit Jusuf Muscat merrnin para nga familja që qeveris sot Azerbajxhanin, një shtet tjetër i njohur për krijimin e një “lavanderie” për pastrimin e parave dhe ushtrimin e influencës në gjithë botën.

Artikulli i fundit, i publikuar më pak se një orë përpara vdekjes, fliste për një rast shpifjeje ku përfshihetj shefi i shtabit dhe kryeministri, të akuzuar për ngritjen e një kompanie sekrete në Amerikën Qendrore.

Pavarësisht shkrimeve të gazetares, Kryeministri Muscat e quajti atentatin me bombtë nga Galizias, një “akt barbar” dhe kërkoi zbardhjen e ngjarjes.

Lajme te ngjashme