Policia italiane arreston Moisi Habilajn

Policia italiane arreston Moisi Habilajn

Guardia di Finanza e Katanias arrestoi sot  një bandë shqiptare të trafikut të drogës dhe armëve. Policia arrestoi katër italianë dhe tre shqiptarë, dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë Antonia Riela, 44 vjeç, i konsideruar nga policia italaine si pika referimi për një nga klanet më të rrezikshëm mafioz për shitjen e lëndëve narkotike; Vincenzo Spampinato, 42 vjeç, Gianluca Passanvanti, 37 vjeç, dhe Angelo Busacca 37 vjeç. Shqiptarët e arrestuar janë Moisi Habiaj 39 vjeç, Maridian Sulaj 29 vjeç dhe Fatmir Minaj 55 vjeç.

Gjatë arrestimit u sekuestruan 20 mijë euro para kesh. Sipas hetimeve të prokurorisë italaine kjo bandë ka trafikuar në itali gjatë vietve ët fundit më shumë se 3,5 ton kanabis, armë kallashnikov dhe qindra armatime. Si dhe janë arrestuar në raste të ndryshme rerth 20 korrierë të kësaj bande. Droga shitej në tregune. Katanias, Ragusës deh Sirakusës. Kjo bandë kriminale fitonte rreth 20 milionë euro nga shitja e drogës.

Lajme te ngjashme