Kosovë, arrestohen tre deputetë të Vetëvendosjes, mes tyre dhe Albin Kurti

Kosovë, arrestohen tre deputetë të Vetëvendosjes, mes tyre dhe Albin Kurti

Policia e Kosovës ka arrestuar paraditën e sotme ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe dy deputetë të tjerë VV-së.

Urdhërat e arrestit u lëshuan nga Gjykata Themelore e Prishtinës një ditë më parë, pasi Albin Kurti, albuena HAxhiu dhe Donia Kadaj-Bujupi nuk u paraqitën në seancën gjyqësore të ditës së enjte.

Tre deputetët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, si mënyrë për të bllokuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këto marrëveshje, të kundërshtuara nga VV, ishin produkt i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme te ngjashme