Prokurorja holandeze: Shqiptarët gjithnjë e më të përfshirë në krim

Prokurorja holandeze: Shqiptarët gjithnjë e më të përfshirë në krim

Prokurorja Justine Asbroek ka ngritur sot alarmin në mediat holandeze se komuniteti shqiptar po përfshihet gjithënjë e më tepër në veprimtari kriminale:

“Shqiptarët që arrestohen në Hollandë, pothuajse gjithmonë kanë një histori të paqartë rreth aktivitetitt të tyre këtu. Dyshimi është se një pjesë e konsiderueshme e tyre është e përfshirë në botën e krimit. Ekziston dyshime se ata shumë shpejt po ngjiten në majat më të larta të krimit.”

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 20 mijë shqiptarë qëndrojë në Holandë për periudha të shkurtra, por vetëm 800 prej tyre janë të regjistruar ligjërisht. Kjo rrit më tepër dyshimet e insitucioneve holandeze se shumë prej shqiptarëve jetojnë dhe veprojnë në mënyrë ilegale.

Reagimi i prokurores vjen vetëm pak orë pasi në mediat italiane e holandeze u dha lajmi për shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike, i cili furnizohej me drogë nga Shqipëria. Gjatë këtij operacioni u kap rreth një ton drogë dhe u arrestuan 14 persona, 6 prej të cilëve ishin shqiptarë.

Po ashtu, në fillim të muajit nëntor, një tjetër organizate kriminale shqiptare që trafikonte kokainë dhe kanabis u shkatërrua nga policia e Amsterdamit.

Institucionet holandeze prej kohësh po marrin në konsideratë nisjen e procedurave për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, si një ndër mënyrat e vetme për të ulur numrin e krimeve në Holandë.

Lajme te ngjashme