15 fakte interesante rreth Krishtlindjes
  1. Shqipëria është një vend unik në botë ku Krishtlindja festohet nga pothuasje të gjitha njerëzit përfshi ata që nuk identifikohen me kristianizmin.
  1. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku shumica e njerëzve i referohen ditës në shumës si “krishtlindjet” dhe jo njëjës, Krishtlindje.
  1. Edhe pse festohet si ditëlindja e Krishtit, nuk ekziston asnjë e dhënë që tregon se Krishti lindi vërtet më 25 dhjetor.
  1. Krishtlindja e parë u festua në vitin 336 në Romë.
  1. Në vitin 350, Papa Julius I e shpalli zyrtarisht 25 dhjetorin si datën e festimit të lindjes së Krishtit.
  1. Një pjesë e popujve të besimit kristian ortodoks, përfshi Rusinë dhe Greqinë, e festojnë ditëlindjen e Krishtit në datën 7 janar.
  1. Krishtlindjen e festojnë të paktën 2,2 miliardë njerëz, gati një e treta e popullsisë së botës (31,5 përqind).
  1. Në shumicën e gjuhëve të botës fjala me të cilin thirret dita e Krishtlindjes nuk e përmban fare emrin Krisht.
  1. Babagjyshi i Krishtlindjes, Santa Klaus, e ka marrë emrin nga Shën Nikolla, një qeë ka jetuar në qytetin Myra të Turqisë në vitet 300-të. Qenë fillimisht hollandezët ata që e shpallën atë shpërndarës së dhuratave të Krishtlindjes, traditë që ata e eksportuan në Amerikë.
  1. Shkencëtarët amerikanë kanë llogaritur se sikur Santa të ekzistonte atij do t’i duhej të vizitonte të paktën 822 shtëpi në sekondë dhe të udhëtonte me një shpejtësi rreth 1 mijë kilometra në sekondë që të arrinte të shpërndante në çdo shtëpi të botës dhuratat në vigjilje të Krishtlindjes.
  1. Në SHBA, blerjet gjatë periudhës së Krishtlindjes përbëjnë rreth 16 përqind të blerjeve vjetore.
  1. Dita e Krishtlindjes është dita kur çiftet ndahen më pak. Rreth dy javë para Krishtlindjes është momenti me numrin më të madh të ndarjeve.
  1. Gjatë ditës së Krishtlindjes 1914 u mbajt armëpushim mes trupave gjermane dhe britanike në Luftën I Botërore. Ushtarët gjermanë dhe britanikë dolën nga llogoret dhe i uruan njëri-tjetrit Krishtlindjen. Disa ushtarë shkëmbyen dhurata me armiqtë e tyre.
  1. Kënga e famshme e Krishtlindjes Jingle Bells u shkruajt në fakt për Ditën e Falenderimeve dhe jo Krishtlindjen nga James Pierpont në vitin 1857.
  1. Kënga e Krishtlindjes më popullore në botë është “We Wish You a Merry Christmas”, autori i së cilës nuk dihet.