Arta Marku nis riorganizimin e Prokurorisë, bën shkarkimet e para

Arta Marku nis riorganizimin e Prokurorisë, bën shkarkimet e para Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme Arta Marku

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka nisur sot riorganizimin e plotë të Prokurorisë, edhe pse kjo gjë bie në kushtërshtim me statusin e saj si “e përkohshme”.

Dy lëvizjet e para të Markut janë shkarkimi i Petrit Fushës si drejtues i Prokurorisë së  Tiranës dhe shkarkimi i Rovena Gashit, prokurore që drejtonte Sektorin e Dekriminalizimit në Prokurori.

Petrit Fusha njihet si një prej prokurorëve më të afërt të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në vend të tij, Zonja Marku emëroi prokurorin Dritan Rreshka.

Ndërkohë që Rovena Gashi është e njohur si prokurorja që nisi zbatimin e ligjt të dekriminalizimit. Ajo ka qenë drejtuesja e këtij sektori që prej themelimit të tij.

Vetëm pak ditë më parë, zonja Gashi, në emër të prokurorisë i kërkoi KQZ-së heqjen e manadtit për dy deputetë: Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledion Rehovica (LSI).

Në vend të Zonjës Gashi, Kryeprokurorja Marku emëroi Arqile Koçan, i cili ishte kandidat për postin që më pas e zuri Arta Marku.

Arqile Koça, pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme, ka qenë pjesë e grupit hetimor për çështjen e Gërdecit dhe për vrasjen e Azem Hajdarit.

Lajme te ngjashme