Drejtoria e Dekriminalizimit kallëzon në prokurori Rakipin dhe Rehovicën

Drejtoria e Dekriminalizimit kallëzon në prokurori Rakipin dhe Rehovicën

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, dy deputetët për të cilët prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit, janë kallëzuar penalisht në Porkurorinë e Krimeve të Rënda.

Deputetët, Rakipi I PDIU dhe Rehovica i LSI, u kallëzuan sot nga Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme me akuzën e farlsifikimit të formularëve të vetëdeklarimit dhe fshehje të së shkuarës kriminale.

Sipas krahasimit të gjurmëve të gishtave të dy deputetëve në databazën e shenjave të gishtave të INTERPOL, rezulton se deputetët kanë pasur identitete të tjera në Itali, me të cilët janë dënuar.

Nga dokumentet e siguruara nga Televizioni OraNews rezulton se Gledion Rehovica, është akuzuar për vjedhjen e një dyqani në Itali në vitin 1999, në kohën që përdorte emrin Kusta Mina.

Për të njëjtën vepër penale, vjedhje të mallrave në Itali, është dënuar dhe Aqif Rakipi, në vitin 1998, kur mbante emrin Skënder Ejylbegaj.

Nëse KQZ pranon kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandateve të Rakipit e Rehovicës, numri i politikanëve të prekur nga ligji i dekriminalizimit shkon në shtatë.

Lajme te ngjashme