Kallëzim penal për ish-kreun e Autoritetit Rrugor, i shkaktoi shtetit 54 milionë dollar dëm

Kallëzim penal për ish-kreun e Autoritetit Rrugor, i shkaktoi shtetit 54 milionë dollar dëm

Ministri Damian Gjiknuri ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Krimeve të Rënda ish-drejtorin Xhika dhe dy zyrtarë të tjerë, për shpërdorim fondesh të rrugës Tiranë-Elbasan.

Dashamir Xhika, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Aksel Qurduka, ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, drejtor aktual i të njëjtës njësi, akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh.

Kallëzimi penal u bë pas përfundimit të auditit tek ArrSh për “rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimi e rrugës Tiranë-Elbasan”.

Dashamir Xhika, i emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, dha dorëheqjen në shtator 2017, me formimin e Qeverisë Rama 2.

Gjatë fushatës zgjedhore të 2017-ës, Xhika u hetua nga prokuroria, teksa ishte endenë postin e drejtorit të ArrSh-së, për blerje votash.

Po ashtu, në vitin 2016, ndaj Zotit Xhika ngriti padi Kontrolli i Lartë i Shtetit për shkaktimin e një dëmi prej 634 milionë lekësh në buxhetin e shtetit “përmes prokurimesh të pajustifikuara apo favorizimesh të kompanive ndërtuese të rrugëve.”

Lajme te ngjashme