Naftëtarët e Ballshit në protestë: Një vit pa rroga

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Një vit pa rroga

Naftëtarët e kompanisë së përpunimit të naftës Armo në Ballsh kanë protestuar sërish sot për kushtet e vështira të punës dhe për mosmarrjen e rrogave.

Të  mbledhur përpara prefekturës së qytetit, rreth 800 naftëtarët kërkojnë pagat e sigurimet e një viti, që nuk i janë paguar nga kompania që e ka menaxhuar më parë kompaninë ë përpunimit të naftës.

Prej më shumë se një viti, naftëtarët kanë protestuar dhe i kanë kërkuar mbështetje qeverisë për kushtet e vështira ku punojnë, dhe për moskorrektësinë e kompanisë për rrogat.

Pak muaj më parë, në një letër apeli drejtuar qeverisë, naftëtarët shkruanin:

“Naftëtarët punojnë në kushte të vështira pune, pa ujë të pijshëm, pa siguri teknike, pa mjek, pa siguracione. E kërkojmë këtë ndërhyrje të menjëhershme sepse jeta jonë po vihet në rrezik.”

Dëshmitë e naftëtarëve dhe aksidentet e shumta që kanë vënë shpeshherë në rrezik jetën e punonjësve hedhin poshtë pretendimet e qeverisë Rama se që prej vitit 2016, janë hedhur 52 milionë dollarë investime në rinovimin e rafinerisë.

Lajme te ngjashme