Sheshi Veliera, nis nënshkrimi i peticionit për mbrojtjen e zbulimeve arkeologjike

Sheshi Veliera, nis nënshkrimi i peticionit për mbrojtjen e zbulimeve arkeologjike Projekti Veliera në Durrës. B.

Grupimi i qytetarëve “Aktiv për Durrësin” kanë inicuar nismën për nënshkrimin e peticionit për shpalljen “monument kulture” të zbulimeve arkeologjike që ndodhen në zonën ku po ndërtohet sheshi Veliera në Durrës.

Aktivistët, me anë të këtij peticioni që mund ta nënshkruani online këtu, kërkojnë mbrojtjen e mureve dhe strukturave të zbuluara gjatë punimeve të Velierës, shpalljen e tyre monument kulture dhe mosbetonizimin e fragmentit të murit rrethues të qytetit, që aktualisht është i mbuluar me gurë çakull.

Pas nënshkrimit, këto kërkesa do t’i dërgohen Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Grupimi i qytetarëve “Aktiv për Durrësin”, i përbërë kryesisht nga të rinjtë, kanë qenë ndër inciatorët e një sërë protestash kundër ndërtimit të sheshit Veliera që po shkatërron arkeologjinë e Durrësit.

Lajme te ngjashme