Çështja Tahiri, Orest Sota lihet i lirë kundrejt garancisë

Sipërmarrësi Orest Sota, i dyshuar për përfshirje në çështjen Tahiri-Habilaj, është lënë sot në liri nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Kjo gjykatë hoqi masën e sigurisë nga arrest me burg në këmbim të një garancie pasusore prej 5 milionë lekësh.

Orest Sota u arrestua nga policia e Elbasanit në fillim të nëntorit, pasi ju gjetën në makinë 836 mijë euro.

Nga kërkimet e mëvonshme, në makinën e Sotës u gjetën dhe 4 patenta për mjete transporti ujor të ish-ministrit Tahiri dhe bashkëshortes së tij.

Nga ky moment Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti dyshimin se Sota mund të jetë bashkëpunëtor i Tahirit për të fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Gjatë marrjes së pyetje, Orest Sota deklaroi se paratë ishin garanci për blerjen e një sasie të madhe hekuri tek kompania Kurum, por kjo kompani e mohoi publikisht këtë variant.

Lidhur me patentat e ish-ministrit Tahiri, Sota tha se mund t’I ketë harruar në makinë shoferi i Tahirit.