Gentian Keri, ish-kreu i Prokurimeve Publike kallëzohet për shpërdorim detyre

Gentian Keri, ish-kreu i Prokurimeve Publike kallëzohet për shpërdorim detyre

Gentian Keri, ish-Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, dhe katër ish-anëtarë dhe anëtarë të KPP-së janë kallëzuar penalisht në prokurori për shkelje gjatë detyrës.

Kallëzimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi në përfundim të auditimit, janë gjetur vendime të KPP-së që favorizonin apo skulifikonin pa të drejtë operatorë ekonomikë nga procedurat tenderuese.

Janë të paktën shtatë raste, në periudhën 01.01.2015 deri më 31.08.2017, ku anëtërët e KPP-së janë gjetur në shkelje nga KLSH. Po ashtu në disa prej këtyre rasteve rezulton se  KPP ka vendosur që të kualifikojë dhe shpallë si fitues operatorin ekonomik me ofertën më të lartë edhe pse asnjëri prej operatorëve ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikuese.

Vlera e dëmit ekonomik shkaktur buxhetit të shtetit nga këto çështje llogaritet në 248 milionë lekë.

Gentian Keri, pas katër vitesh në krye të KPP-së ku shpeshherë u akuzua për konflikte interesi në dhënien e tenderëve, u emërua në shtator 2017 Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Lajme te ngjashme