Mosmarrëveshja për emrin, Maqedonia dhe Greqia drejt zgjidhjes

Mosmarrëveshja për emrin, Maqedonia dhe Greqia drejt zgjidhjes

Duket se mosmarrëveshja 25-vjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit po shkon drejt zgjidhjes.

Ndërmjetësi në bisedimet mes Greqisë dhe Maqedonisë Matthew Nimetz, përfaqësues i OKB-së, deklaroi se bisedimet mes dy vendeve “janë shpresëdhënëse” dhe se është hartuar një listë me disa propozime konkrete për emrin e Maqedonisë.

Media maqedonase MKD shkruan se propozimet për emrin e Maqedonisë janë:

– Republika Nova Makedonija – Republika e Re e Maqedonisë;
– Republika Severna Makedonija – Republika Veriore e Maqedonisë;
– Republika Gorna Makedonija – Republika e Maqedonisë së Epërme;
– Republika Vardarska Makedonija – Republika e Vardarit të Maqedonisë;
– Republika Makedonija, Skopje – Republika e Maqedonisë së Shkupit.

“Unë vërtet besoj se ne kemi udhëheqje si në Athinë, ashtu edhe në Shkup, që me të vërtetë dëshirojmë një zgjidhje. Mendoj se dy qeveritë besojnë se është në interesin kombëtar të të dy vendeve për të zgjidhur këtë problem”, u shpreh ndërmjetësi i bisedimeve Nimetz.

Nimetz tha se negociatorët e Greqisë dhe Maqedonisë do t’i marrin mbrapsht në vendet e tyre propozimet për emrin për t’i diskutuar më gjerë.

“Mendoj se dy muaj, është një periudhë e mirë në të cilën duhet të dimë nëse mund të bëjmë ndonjë progres të mirë, serioz këtu apo jo. Nëse ka një dritë jeshile, është e mundur që problemi të zgjidhet në gjashtë muaj,” shtoi ai ai.

Emri i Maqedonisë, që pas fitimit të pavarësisë në vitet 1990, pas rënies së Jugosllavisë, ka shkaktuar mosmarrëveshje me shtetin fqinj Greqinë. Kjo e fundit insiston se emri Maqedoni duhet të përdoret vetëm për krahinën në veri të Greqisë. Për këtë arsye Greqia ka bllokuar tentativat e Maqedonisë për t’iu bashkuar NATO-s, duke vënë veton.

Me zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje merr fund një prej çështjeve më të diskutuara dhe të rëndësishme të rajonit në dekadat e fundit.

Lajme te ngjashme