The Independent—Krimi shqiptar kontrollon tregun e kokainës në Britani

The Independent—Krimi shqiptar kontrollon tregun e kokainës në Britani

Media britanike Independent raporton se “megjithëse organizatat kriminale shqiptare përbëjnë vetëm 0,8 për qind të numrit të organizatave krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar—përpara tyre renditen organizatat kriminale britanike (61,6%), ato konsiderohen nga Agjensia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] si më të dhunshmit dhe me lidhje më të forta në tregun ndërkombëtar të kokainës se sa kriminelët britanikë”.

Në shkrim theksohet se bandat kriminale shqiptare e kanë kthyer Londrën në bazën kryesore të zhvillimit të aktivitetit të tyre kriminal.

Në korrik të 2017, media britanike, The Guardian raportoi se Agjensia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] në analizën vjetore mbi krimin e organizuar paralajmëroi se “grupet kriminale shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës në Mberetërinë e Bashkuar duke përdorur dhunën” dhe se ato kanë “ndikim të madh në organizatat kriminale britanike”.

Për këtë arsye edhe hetimet e policisë britanike janë përqendruar më shumë në kapjen e grupeve kriminale shqiptare.

Lajme te ngjashme