Ligji i pronave — Gjykata e Strasburgut nuk e njeh skemën shqiptare të vlerësimit

Ligji i pronave — Gjykata e Strasburgut nuk e njeh skemën shqiptare të vlerësimit GJykata e Strasburgut

Sipas Gazetës Panorama, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Starsburg nuk e njeh skemën e re të kompesimit të propozuar nga qeveria shqiptare, duke vazhduar gjykim e rasteve sipas skemës së vjetër. Ajo i vlerëson dëmshpërblimet duke u bazuar në zërin kadastral aktual dhe duke aplikuar çmimet për metër katror, të miratuara në 2008-n.

Qeveria duhet të paguajë 4, 4 milionë euro si dëmshpërblim për vendimet e strasburgut. Aktualisht janë në shqyrtim 244 dosje. Vlera e dosjeve të pranuara për gjykim në Gjykatën e Stasburgut janë 103 dosje me vlerë rreth 822 milionë euro.

Skema e vlerësimit është pjesë e ligjit të ri të pronave të miratuar në vitin 2016 vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita e dërgoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese me pretendimi se ligji bie ndesh me Kushtetutën e nuk siguron barazinë e qytetarëve.

Gjykata Kushtetuese i pranoi pjesërisht kërkesat e opozitës.

Lajme te ngjashme