Në 2018, buxheti i shtetit do të paguajnë 70 milionë euro për koncesione

Në 2018, buxheti i shtetit do të paguajnë 70 milionë euro për koncesione

Kontratat koncesionare ose PPP-të do t’i kushtojnë qytetarëve shqiptarë rreth 70 milionë euro për vitin 2018, sipas Open Data Albania. Aktualisht janë 12 kontrata koncesionare të cilat financohen krejtësisht ose pjesërisht nga buxheti i shtetit.

Katër kontratat e koncesioneve në shëndetësi, me kosto totale rreth 300 milionë euro, zënë peshën më të lartë në buxhetin e vendit. Ato vlerësohen në mbi 40 për qind të kostos totale vjetore të koncesioneve. Kontrata janë kontrollit bazë i qytetarëve (check-up); shërbimi i hemodializës; sterilizmi i paisjeve kirurgjikale dhe shërbimi i laboratorëve spitalor.

Tre koncesionet të inceneratorëvëFierit, Elbasanit dhe Tiranës, të cilat janë të përqendruara në një pronar, do të kushtojnë në total rreth 236 milionë euro—PPP e inceneratorit të Elbasanit me kohëzgjatje 7 vjet ka kosto prej 28 milionë euro dhe zbatohet nga kompania Albtek Energy; PPP e inceneratorit të Fierit me kohëzgjatje 6 vjet, me kosto 28 milionë euro dhe zbatohet nga Integrated Technology Waste Treatment Fier; PPP e inceneratorit të Tiranës me kohëzgjatje 30 vjet, me kosto totale 180 milionë euro do të zbatohet nga Integrated Energy B.V shpk.

Koncesionet e ndërtimit të shkollave nga Bashkia Tiranë me kohëzgjatje 8 vjet kap vlerën e 60 milionë euro. Koncesioni ka filluar në vitin 2017 dhe do të përfundojë më vitin 2024.

Dy koncesionet në rrugë, ajo e Rrugës së Arbrit, dhe ajo e Autostradës Milot-Morinë do të fillojnë në vitin 2018 me kosto të përbashkët të tyre të vlerësuar rreth 260 milionë euro—ndërtimi i rrugës së Arbrit do ketë kosto 240 milionë euro për 30 vjet dhe do të nde4rtohet nga kompania Gjoka shpk; ndërsa autostrada Milot-Morinë me kosto 20 milionë euro dhe kohëzgjatja koncesioni për 30 vjet do të ndërtohet nga një konsoricum mes fimrave Salillari shpk dhe Kastrati shpk.

Kontrata koncesionare e ndërtimit të HEC-it mbi Devoll është një kontratë që ka një kosto prej 70 milionë euro për buxhetin publik, me kohëzgjatje 5 vjet, ndërtuar nga shoqëria Devoll Hydropower shpk.

Shërbimi i Skanimit në Dogana (Rapiscan), kontratë koncësionare me vlerë 276 milionë euro, me kohëzgjatje 15 vjet. Kompania koncesionare është S2 Albania.

Shifrat e mësipërme tregojnë se PPP-të në ndryshim nga qeveria, e cila i përkufizon ato si “drekë falas”, janë plotësisht një barrë mbi pasurinë e publikut.

 

Të gjitha të dhënat janë marrë nga Open Data Albania

Lajme te ngjashme