Policia izraelite padit Kryeminsitrin Netanyahu për korrupsion

Dje policia izraelite rekomandoi hetimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për korrupsion, përfshi rryshfet dhe mashtrim, çfarë mund të çojë në fillim të hetimit penal ndaj tij.

Policia i rekomandoi prokurorëve të marrin të pandehur udhëheqësin izraelit për shkak se ai ka pranuar dhurata nga disa biznesmenë, përfshi producentin amerikan Arnon Milchan dhe biznesmenin australian James Packer.

Policia gjithashtu e akuzon kryeministrin se ai ka ofruar favore financiare për një gazete në shkëmbim të mbulimit të saj pozitiv për qeverinë dhe pretendon që ka regjistruar bisedat ku flitet për këto favore.

Vendimi për hapjen e hetimit do të merret nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit. Megjithatë, padia nga ana e policisë do të rrisë trysninë për dorëheqje nga Zoti Netanyahu, i cili ka hetohet nga policia pej më shumë se një muaj.

Vetë Zoti Netanyahu ka mohuar çfarëdo lloj shkelje dhe e ka etiketuar hetimin si gjueti shtrigash që ka për qëllim ta detyrojë atë të japë dorëheqjen.

“Gjatë gjithë jetës time kam punuar me një qëllim: sigurimin e Izraelit dhe të ardhmes së tij”, tha Zoti Netanyahu në komentin e tij në lidhje me kërkesën e policisë. “Ndjej një përgjegjësi të madhe që të vazhdoj të udhëheq Izraelin në një mënyrë që do të sigurojë të ardhmen e tij.”