Projekti i Teatrit Kombëtar – Një bllok betoni rrethuar me më shumë beton Renderi i Teatrit Kombëtar publikuar sot

Teatri i ri Kombëtar do të jetë një ndërtesë masive betoni e rrethuar me kulla, sipas renderave të publikuara nga televizioni Report Tv.

Projekti është thjesht një përshtatje e projektit të vjetër “Qendra kulturore Tiranë”  e të njëjtin arkitekt, Bjarke Ingels Group. Projekti i 2011-tës përfshinte ndërtimin e xhamisë, qendrës kultutore islamike dhe muzeut të harmonisë fetare. Ai u planifikua dhe u përzgjodh nga juria e kryesuar nga Kryeministri Rama.

Renderi i bërë në vitin 2011Projekti i ri i Teatrit Kombëtar do të jetë njësoj si ai i vitit 2011. Në të dyja projektet parashikohet që në barkun e godinës të ketë një hapësirë për qytetarët, e cila do të funksionojë si galeri. Ndërsa hapësira brenda, e parashikuar për xhami dhe muze në vitin 2011, në projektin e ri do të kthehet në teatër.

Renderi i Teatrit Kombëtar publikuar sot
Renderi i Teatrit Kombëtar publikuar sot

 

Projekti i vitit 2011 nuk arriti të zbatohej sepse Edi Rama u largua nga Bashkia Tiranë. Por, mesa duket me ardhjen sërish në pushtet dhe marrjen e bashkisë nga Erion Veliaj, Kryeministri i ka gjetur një vend zbatimit të projektit të lënë në mes.

Vendimi për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re është bërë publike vetëm në ditët e fundit.

Si në të gjithë projektet e mëparshme të qeverisë Rama, dhe për këtë rast  janë shkelur të gjitha procedurat ligjore duke nisur nga transparenca tek informimi i publikut, tek procedurat e përzgjedhjes së projektit. Çdo gjë është bërë në mënyrë arbitrare dhe fait-a-complais. E vetmja “transparencë”, nëse mund të quhet e tillë, janë renderat me kompjuter, që gjithashtu nuk u publikuan gjatë asnjë takimi të Ministres Kumbaro dhe Kryebashkiakut Veliaj me aktorët e teatrit.

Lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar, Exit ka shkruar  këtukëtu dhe këtu.