Serbi — Eurokomisioneri Hahn, 2018-ta mundësia juaj, zgjidhni konfliktin me Kosovën

Serbi — Eurokomisioneri Hahn, 2018-ta mundësia juaj, zgjidhni konfliktin me Kosovën

Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn është shprehur optimist se viti 2018 do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Serbisë.

Dje, pas takimit me Presidentin serb Vuçiç, Johannes Hahn u shpreh:

“Viti 2018 mund të jetë vendimtar në progresin e Serbisë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Strategjia e re e Zgjerimit për Ballkanin duhet të jetë një motiv i fortë për Qeverinë Serbe.”

Megjithatë eurokomisioneri theksoi se vazhdimi i reformave dhe zgjidhja e konfliktit me Kosovën janë kushtet kryesore që Serbia duhet të plotësojë përpara anëtarësimit:

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe reformat në sundimin e ligjit janë kruciale.”

Ndërkohë nga Brukseli, ku po vazhdojnë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, zëdhënësja e BE-së Maja Kociancic tha se takimet me delegacioneve po vazhdojnë në mënyrë konstruktive:

“Takimi u zhvillua në atmosferë të përzemërt dhe konstruktive. Të dyja palët konfirmuarn gatishmërinë e tyre për të filluar diskutimet mbi temat e ndryshme”, u shpreh zëdhënësja Kociancic.

Sipas Strategjisë së Zgjerimit të publikuar pak javë më parë, konflikti mes Serbisë dhe Kosovës është një prej kushteve për të dyja vendet, zgjidhja e së cilit do të çonte përpara negociatat me BE-në.

 

Lajme te ngjashme