Strategjia e BE-së për Ballkanin – Anëtarësimi i Shqipërisë nuk do të ndodhë në 10 vitet e ardhshme

Strategjia e BE-së për Ballkanin – Anëtarësimi i Shqipërisë nuk do të ndodhë në 10 vitet e ardhshme

Duket se Shqipëria nuk do të mund të hapë negociatat për anëtarësim në BE, të paktên para vitit 2019, ndërsa anëtarësimi nuk do të ndodhë në dhjetë vjeçarin e ardhshëm. Kjo është prognoza e parashikuar në strategjinë e re për zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor, hartuar nga Komisioni Evropian, e cila u bë publike sot.

Strategjia parashtron procesin e pritshëm të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas raportit, vetëm Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë potencialisht gati për t’u bashkuar me BE-së në vitin 2025. Sidoqoftë, raporti thekson se ky plan për t’i anëtarësuar këto vende në vitin 2025 është “jashtëzakonisht ambicioz” dhe do varet nga ecuria konkrete e tyre.

Për kastër vendet e tjera ballkanike—Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë-Herzegovinë dhe Kosovë—raporti vetëm konfirmon vullnetin dhe dëshirën e BE-së për t’i pranuar ato, por nuk përcakton asnjë kalendar kohor se kur mund të ndodhë kjo gjë.

Komisioni është shpehur se qeveritë e këtyre vendeve duhet të marrin shumë seriozishtvendosjen e shtetit të së drejtës, luftën ndaj korrupsionit, goditjen e krimit të organizuar, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe ndërmarrjen e një sërë ndryshimesh të tjera demokratike.

“Bashkimi me BE është shumë më tepër se një proces teknik. Është zgjedhje e një gjenerate të tërë, e bazuar në vlera themelore, të cilat çdo vend duhet t’i përqafojë, nga politikat e tyre të huaja dhe rajonale deri në atë që fëmijët mësojnë në shkollë “, theksohet në raport.

Strategjia e re vjen disa muaj pasi Presidenti i KE Juncker deklaroi në fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e BE-së, se deri në fund të vitit 2019 asnjë vend nuk do t’i bashkohet BE-së. Ky vendim kishte të bënte veçanërisht me rritjen e emigracionit në BE nga vendet e varfëra duke ngritur një valë zemërimi nga vendet anëtare.

Juncker ashtu dhe udhëheqësit e tjerë të BE-së gjithmonë kanë premtuar se do t’i udhëheqin, përmes strategjisë, vendet e Ballkanit drejt Evropës, por pa përcaktuar asnjëherë kufij kohor se kur këto vende do të bëhen pjesë e Evropës..

Lajme te ngjashme