Albpetrol gati të japë me koncesion tre fusha naftëmbajtëse

Albpetrol gati të japë me koncesion tre fusha naftëmbajtëse

Albpetrol, kompania shtetërore e naftës dhe gazit, kërkon të japë me koncesion tre fusha naftëmajtëse në jug të vendit.

Tre fushat janë në Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonica.

Tenderi për këto fusha do të jetë i hapur deri më 31 mars.

Sipas Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, qeveria shqiptare synon të shesë disa prej aseteve të Albpetrol dhe të ulë numrin e stafit si pjesë e një procesi të ristrukturimit të kompanisë.

Albpetrol aktualisht punëson rreth 2,300, sipas informacionit në faqen e saj të internetit.

Pak javë më parë, MIE nënshkroi një marrëveshje për zgjerimin e aktivitetit të kompanisë Shell Upstream Albania. Zona e re që do të eksplorohet për naftë është Shpiragu.

Shell do të investojë rreth 42.5 milionë dollarë gjatë shtatë viteve në kërkimin e depozitave të reja të naftës, të ndarë në tri faza, tha ministria në një njoftim për shtyp pas nënshkrimit të kontratës.

 

Lajme te ngjashme