Kulla 134 metra e lartë tek 7 xhuxhat po ndërtohet mbi tokë publike

Kulla 134 metra e lartë tek 7 xhuxhat po ndërtohet mbi tokë publike

Kulla e lartë, pranë këndit të lojrave 7 xhuxhat, duket se po ndërtohet pjesërisht në tokë publike. Fotot e mëposhtme tregojnë se ndërtimi është shtrirë jo vetëm në truallin privat që ishte parkim por edhe në pjesën ku më parë ishte parku i lojrave për fëmijë.

Është e paqartë se si bashkia e ka dhënë këtë tokë publike, pasi për tjetërsimin e pronave të saj duhet vendimi i këshillit bashkiak. Parku i lojrave u kthye nën administrimin e Bashkisë Tiranë, pasi mbaroi kontrata e shfrytëzimit të tij nga një kompani private e kontraktuar nga bashkia.

Projekti i kullës 124 metra të lartë, e ashtuquajtur Downtown, u miratua në heshtje dhe fshehtësi nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 14 prill 2017. Sipas vendimit të publikuar në media, ajo do të jetë ndërtesa më e lartë në Shqipëri.

Lajme te ngjashme